Rama: PD, në proces traumatik. Meta, ende në zyrë sa kohë s’ka folur Kushtetuesja

Pas Lulzim Bashës, në shkallet e Kuvendit, në mbyllje të seancës parlamentare, reagoi edhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri nuk u zgjat shumë në akuzat e opozitës dhe vetë kryetarit Basha se ai është autori i masakrës së zgjedhjeve.

Rama nuk kishte shumë nge në një ditë të tillë për PD-në.

“S’kam dëgjuar asgjë, përveç atyre tam-tameve që janë të mirëkuptueshme në një ditë si kjo që s’është e lehtë për PD dhe është një proces traumatik, kështu që duhet të kemi durim, duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve”.

Por sa legjitime mund të konsiderohet qeveria “Rama 3” me dekretimin nga një president i shkarkuar nga vetë mazhoranca?

“Ju keni të drejtë të thoni çfarë të doni, do jem gjithmonë i buzëqeshur. Ka një dallim të qartë për të gjithë, që është dallimi i qëndrimeve politike dhe distancimeve të natyrës politike dhe i kornizës kushtetuese dhe ligjore.

Për sa kohë që presidenti Ilir Meta siç e quani ju është në zyrë, dhe në pritje për t’u  gjykuar nga Kushtetuesja ai mbetet në detyrë dhe nuk varet nga dëshira jonë.

Ne e kemi marrë vendimin tonë dhe e kemi shkarkuar. Ka dy hallka, një hallkë është Kuvendi dhe një hallkë është Gjykata Kushtetuese”, u përgjigj Rama.

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *