Rama me kryetarët e bashkive: Nëse bashkitë nuk kanë objektiv të parë fondin për pastrimin, buxheti nuk miratohet

“Objektivi numër një dhe i padiskutueshëm i çdo bashkie duhet të jetë fondi për pastrimin, në të kundërt buxheti nuk do të miratohet”. Këtë paralajmërim dha kryeministri Edi Rama në takimin me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare për pastrimin e territorit.

“Na duhet qasje e organizuar dhe agresive në këtë fushë. Për këtë arsye kemi thënë që asnjë bashkie nuk do t’i miratojmë buxhetin në nivelin e prefekturës po qe se nuk do të përmbajë fondin e nevojshëm për pastrimin. Çdo bashki ka një target e objektiv financiar dhe ky duhet të jetë objektivi numër një i çdo bashkie. Nëse kryetarët e bashkive nuk do të kenë këtë objektiv ta parin të padiskutueshëm ne do ta rrëzojmë buxhetin dhe prefekti nuk do ta firmosë këtë buxhet”.

Një detyrë të rëndësishme për Ramën ka Policia, e cila sipas tij duhet të referojë krimet mjedisore dhe të garantojë që kamionët me inerte të shkojnë në pikat e autorizuara nga bashkia.

“Policia e Shtetit ishte e shkëputur nga krimi mjedisor. Nuk është e mundur që kamionët e inerteve që i hedhin në pika të paautorizuara duke krijuar drama mjedisore të kontrollohen nga bashkitë, është Policia e Shtetit që të garantojë që kamionët me inerte të shkojnë në pikat e autorizuara nga bashkia mbi bazën e të gjitha standardeve të miratuara nga Ministria e Mjedisit”.

Kryeministri theksoi se qeveria do të mbështesë bashkitë që kanë fluks gjatë sezonit turistik, teksa solli si shembull suksesi bashkinë e Lezhës për mirëmeaxhimin dhe mirëorganizimin e mbetjeve.

“Bashkive që kanë fluks popullate gjatë sezonit turistik, ne do të fillojmë në proces me 4 zonat më kritike për t’iu ardhur në ndihmë bashkive dhe për të përballuar atë mbingarkesë popullate që është përtej bashkisë. Lidershipi dhe organizimi i bashkisë luan rol që mund t’i kapërcejë këto probleme. Në Bashkinë e Lezhës kemi një pasqyre ndryshe nga pjesa tjetër që nuk ka asnjë taksë marramendëse, as mbështetje speciale nga qeveria, por ka vetëm një skemë organizimi i mbetjeve gjatë sezonit garanton një mjedis në mos 100% i shkëlqyer është në kuotë të lartë pozitiviteti në raport me pastërtinë . Është çështje e organizimit të brendshëm”.

Rama shtoi se gjobat janë të domosdoshme për ndotësit e mjedisit. Sipas tij plehrat në rrugët kombëtare janë akte papërgjegjshmërie, pasi në asnjë vend të botës nuk ka kosha në rrugët kombëtare dhe as plehra.

“Ne duam ta fitojmë këtë sfidë që nuk ka lidhje me partitë, por me të qenët të përgjegjshëm e qytetarë në raport me pastërtinë. Është e paimagjinueshme që Shqipëria të njolloset nga pisllëku nga sytë e turistëve, apo pisllëku të jetë i legalizuar në sytë e fëmijëve”.

Check Also

Braçe kundër kandidaturë së Denar Bibës: Kam rezerva për integritetin, ia them kur të jemi ballë për ballë

Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur kundër kandidaturës së Denar Bibës në krye të Autoritetit …

U padit nga Grida Duma, SPAK kërkon pafajësinë për Erion Veliajn

Prokuroria e Posaçme kërkon pafajësi për kryebashkiakun Erion Veliaj në procesin ku ai është paditur …

Thellohet përplasja e Metës me Bashën: E kam të filmuar në zyrën time, 13 Tetorin e caktoi ai dhe Bylykbashi

Presidenti Ilir Meta vijon të mbajë të njëjtin qëndrim duke thënë se ka qenë Basha …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *