Rama mbledh në një qese fletët e grisura të votimit të hedhura në tokë nga deputetët e PD

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrën e tij pas grisjes së fletëve të votimit nga ana e opozitës për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Në momentin e votimit, Rama është ulur në tokë, duke mbledhur fletët e grisura dhe duke i futur në një qese. Më pas ai u drejtua për në dhomën e fshehtë dhe pasi votoi, mori me veten qesen me fletët e grisura të votimit në ulësen e tij në Kuvend.

Kjo situatë është shoqëruar me ovacione nga socialistët, ndërsa demokratët me mikrofonin e fikur kanë kërkuar llogari nga drejtuesit e seancës së votimit. Deputeti i PD Belind Këlliçi u ankua se materialet zgjedhore nuk mund të merren dhe të hidhen në qese.

Check Also

Mbledhja e parë e qeverisë, Rama me porosi dhe këshilla: Kush shkel në dërrasë të kalbur ka punë me ligjin, mbani larg të afërmit nga dyert e shtetit

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, kryeministri Rama nuk u kursye të japë …

Qeveria “Rama 3” betohet te Presidenti Meta, mblidhet Këshilli i Ministrave

Pasi mori besimin e 77 deputetëve në Kuvend, qeveria e re “Rama 3” është betuar …

Vendimet e para të qeverisë, krijohet agjencia për mediat dhe informimin

Krijimi i një Agjencie për Mediat dhe Informimin është një ndër vendimet e para që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *