Rama: Lokalet dhe restorantet të zbatojnë disa kritere

Për parandalimin e përhapjes të mëtejshëm të virusit, do të mbyllen edhe disko-t dhe palestrat. Lokalet dhe restorantet do të zbatojnë disa kritere. Po ashtu nga dita e mërkurë nuk do të ketë shërbime nëpër sportele.

“Këtu shumë kush po luan me veten, nënën dhe babain, motrën dhe vëllain duke i bërë karshillëk një armiku, force të verbër që të këput në mes. Ne do ti mbyllim të gjitha pub-et, palestrat, disko-t dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz. Do ti mbyllim për të vendosur shëndetin të parin. Më ka rënë mua që ta bëj këtë rol me ju që ta bëj edhe policin edhe prindin edhe të keqin. Por kjo është gjëja që duhet bërë. Janë kufizuar kontaktet këtu në këtë godinë. Nuk është pjesë e kësaj faze që ne të mbyllim restorantet apo klubet, por është e domosdoshme që të gjitha restorantet të garantojnë një modifikim të numrit të tavolinave duke krijuar një distancë dy metra nga njëra tavolinë tek tjetra. Këto janë gjera serioze sa nuk ka më. Është njësoj si të shmangesh nga plumbi”.

“Nga dita e nesërme do të çojmë në shtëpi atë pjesë të administratës që mund të punojë me kompjuter. Nga nesër nuk do të japim më shërbime nëpër sportele. Nesër ADISA do të mbyllet. Jemi ne gjendje lufte”.

Masa janë marrë edhe për personat e tjerë që do të shkojnë në ambientet spitalore.

“Nuk do të lejojmë të shkojmë pranë spitaleve ata që janë të sëmurë, apo ata që në një ditë të zakonshme se mos kam ndonjë gjë. Konsultat në spital do të bëhen sipas skenarit dhe planifikimit për gjendjen e luftës për të gjithë ata që janë të sëmurë kronikë apo kur urgjenca kombëtare vendos”.

Check Also

BE shqetësohet për lirinë e medias, mungesën e hetimit të krimeve të komunizmit

Komisioni Evropian i kushtoi një vëmendje të veçantë problemit të personave të zhdukur gjatë kohës …

Raporti i KE për zgjedhjet e 25 prillit: Mbetet shqetësim blerja e votës dhe patronazhistët

Zgjedhjet e 25 prillit janë konsideruar  në progres raportin e Komisionit Evropian si të mirëorganizuara, …

Kushtetuesja rikthen ’30 qershorin’ për shqyrtim, kur do të mbahet seanca

Gjykata Kushtetues ka rikthyer shqyrtimin e çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit. Çështja ishte pezulluar …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *