“Rama 3”, Arben Ahmetaj zv/kryeministër, konfirmohen 9 ministra. Të larguarit, sekretarë në parti. Shkrihet ministria e Majkos dhe ajo e Rindërtimit

Një gërshetim emrash të njohur për strukturat e PS, duke rikonfirmuar pjesën më të madhe të qeverisë aktuale. Në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të PS, kryeministri Edi Rama bëri publike emrat e kabinetit të ri qeveritar ku konfirmoi 7 ministra aktual me portofol dhe dy pa portofol. Gjithsej 12 gra dhe 5 burra (perfshi kryeministrin Edi Rama)

Zv-Kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj në vend të Erion Braçes.

Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme do të vijojë te jetë Olta Xhaçka.

Tek Ministria e Mbrojtjes qëndron Niko Peleshi. Tek ministria e Drejtësisë shkon Ulsi Manja.

Etilda Gjonajn, Rama e kaloi në parti si Sekretare për Gruan.

Bledi Çuçi do të vijojë të jetë ministër i Punëve të Brendshme.

Në vend te Anila Denajt që e emëroi Sekretare për Burimet Njerëzore, Rama emëroi Drejtoreshën aktuale të Tatimeve, Delina Ibrahimi e cila do të drejtoje Ministrinë e Financave.

Ministre për Infrastrukturën dhe Energjine është sërish Belinda Balluku, ndërsa tek Bujqësia në vend të Milva Ekonomit që e emëroi ministre pa portofol  për Standardet dhe Shërbimet, emëroi  Frida Krifcën.

Në vend të Blendi Klosit që e çoi në parti si Sekretar Organizativ, emërohet Mirela Kumbaro. Evis Kushi do të vijojë Ministre e Arsimit ashtu edhe Eva Margariti tek Ministria e Kulturës dhe Ogerta Manastirliu tek Shëndetësia.

Elisa Spiropali do të vijojë të jetë ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin,  Edona Bilali ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bora Muzhaqi ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Milva Ekonomi ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet. Ndërsa ministria e Diasporën me gjasë është shkrire sepse nuk u përfshi në listën e kryeministrin Edi Rama. Pandeli Majko në këtë mënyrë largohet nga ky post dhe ëhstë propozuar nga Rama vetëm si kandidat për kryesinë

Zëvendës kryeministër

Arben Ahmetaj

Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

Olta Xhaçka

Ministër i Mbrojtjes

Niko Peleshi

Ministri i Drejtësisë

Ulsi Manja

Ministri i Punëve të Brendshme

Bledi Çuçi

Ministre e Financave

Delina Ibrahimi

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë

Belinda Balluku

Ministrja e Shëndetësisë

Ogerta Manastirliu

Ministre e Arsimit

Evis Kushi

Ministre e Kulturës

Eva Margariti

Ministre e Bujqësisë

Frida Krifca

Ministre e Turizmit dhe Mjedisit

Mirela Kumbaro

Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:

Elisa Spiropali Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Muzhaqi ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet

Të larguarit

Pandeli Majko kandidat për kryesinë

Erion Braçe kandidat për kryesinë

Blendi Klosi emërohet  Sekretar Organizativ i PS

Anila Denaj  Sekretare për Burimet Njerëzore

Etilda Gjonaj    Sekretare për Gruan

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *