Qeveria holandeze propozim për çeljen e negociatave me kusht

Qeveria e Holandës i ka dorëzuar sot Parlamentit, opinionin me propozimin konkret në lidhje me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, shkruan Top Channel.

Gazetari Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve diplomatike ka mundur të sigurojë detaje nga ky propozim.

“Qeveria holandeze propozon hapjen e negociatave me kusht”, citohet nga një burim diplomatik.

Kushtet lidhen me Gjykatën Kushtetuese, Gykatën e Lartë, Vettingun, Ligjin për Median dhe Reformën Zgjedhore.

Kështu më datë 17 mars, kjo letër do të diskutohet në Parlament.

Mund të ketë kushte shtesë, mund të ketë mocione nga partitë.

Me rastin më të mirë, Parlamenti do i japë viston ministrit Blok të shkojë në Këshill më 24 mars me këto kushte.

Check Also

Zgjedhjet e 25 prillit, Komisioneri Varhelyi: Presim rezultatin përfundimtar

Komisioneri i Bashkimit Europian përgjegjës për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, tha sot në nisje …

Analistja gjermane për zgjedhjet në Shqipëri: “Teknikat” e ndikimit ndaj votuesve janë shumë të rafinuara

Analistja gjermane, Johanna Deimel analizon fitoren e PS në zgjedhjet e 25 Prillit, “patronazhistët”, gabimet …

Shkarkimi i Presidentit/ Manja: Mbledhja mbahet nesër. Sekretaria të njoftojë Presidentin

Komisioni i Ligjeve vendosi të zhvillojë nesër në orën 11:00 mbledhjen e radhës në lidhje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *