PS ka pushtet më shumë se PPSH pas zgjedhjeve të 1991-shit

Partia Socialiste zotëron pushtet që as Partia e Punës nuk e ka patur pas zgjedhjeve të 1991. Instituti i Studimeve Politike ka publikuar një grafik ku tregohet në përqindje niveli i pushtetit qendror dhe vendor që ka patur një parti e vetme që prej këtij viti.

Të dhënat e grafikut janë shumatorja nga bashkimi i dy niveleve të përfaqësimit, ndërsa ISP vë re një paaradoks.

Burimi: Instituti i Studimeve Politike

“Të dhënat janë dukshëm në kontrast të thellë me përqindjen e votave të fituara nga partitë politike që kanë qeverisur Shqipërinë. Për shembull, me rreth 1.2 milion vota Partia e Punës së Shqipërisë më 1991 drejtoi 82 për qind të të gjithë pushtetit përfaqësues në vend, po me kaq vota PD drejtoi më 1992 vetëm 54 për qind të pushtetit politik në vend, për shkak se zgjedhjet lokale 1992 krijuan balancë në përfaqësim. Më 1996 PD ushtroi 70 për qind të pushtetit për shkak të kontrollit absolut parlamentar dhe ndarjes së pushtetit lokal pas tetorit 1996. Pas tri dekadash me rreth 700-760 mijë vota partia e vetme në qeveri, PS drejton 90 për qind të të gjithë pushtetit politik në vend”, thotë ISP.

Instituti e vlerëson këtë një deformim të parimit thelbësor të ushtrimit të sovranitetit dhe qeverisjes, që përcaktohet në nenin 1 të Kushtetutës, megjithëse thotë se pushteti i PS-së është legjitim, përsa kohë opozita dogji mandatet në Parlament dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore.

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *