Protestë me sfond nacionalist më 2 mars. I hiqet nënshtetësia Carlo Bollinos dhe kërkohet heqja e memorialit turk

Pak ditë përpara sesa opozita e drejtuar nga presidenti Ilir Meta të nisë protestën e vet të 2 marsit, redaksia e “Të Kripura” ka mësuar disa të dhëna rreth organizimit të saj.

Konkretisht z. Meta ka menduar të ndërmarrë disa veprime paralel: të deklarojë lënien e detyrës dhe nisjen e mosbindjes civile, të dekretojë shpërndarjen e parlamentit duke konsideruar gjendje të grushtit të shtetit, pra të jashtëzakonshme dhe të nisë bllokimin e institucioneve.

Por z. Meta thuhet se do të luajë edhe në aspektin simbolik. Duke pretenduar se protesta vjen në datën e Besëlidhjes së Lezhës, mbajtur më 2 mars 1444, presidenti ka menduar dy akte simbolike që paralelizojnë veprimet e Skënderbeut.

Kështu ai do të dekretojë heqjen e nënshtetësisë për gazetarin Carlo Bollino, si formë e refuzimit për të pranuar miqësinë e pandershme të Perëndimit apo neutralitetin e tij si dikur Skënderbeu me Venedikun dhe së dyti do të kërkojë heqjen e memorialit për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi. Qoftë për të simbolizuar luftën kundër turqve, qoftë edhe për të shprehur kundërshtimin ndaj nënshtrimit. Në fakt Bollino është gazetar kritik me Metën. I pyetur nga “Të Kripura” për këtë gjë, z. Bollino tha se i ka marrë masat, pasi e ka lënë pasaportën shqiptare në Itali.

Mbetet për t’u parë si do të veprojë policia, por nëse një gjë e tillë ndodh, është e qartë se Turqia do të kërkojë partnerë të rinj,

Check Also

Arrestohen 4 anëtarë të bandës shqiptare të drogës ‘Kompania Bello’: Mbushnin Europën me kokainë nga Amerika Latine

Tre shqiptarë dhe një italian, pjesë e grupit kriminal që vepronte për kartelin e drogës …

Banka Botërore: Shqipërisë iu shtuan 112 mijë të varfër në 2020-ën nga pandemia, niveli më i lartë i varfërisë në Rajon

Pandemia Covid -19 dhe tërmeti i 26-nëntorit 2019 e bënë me agresive varfërinë në Shqipëri. …

Shqipëria në listën e zezë të Britanisë së Madhe për pastrimin e parave të pista

Shqipëria është listuar nga qeveria e Britanisë së Madhe mes 21 vendeve me rrezik të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *