PR- PD bashkë në zgjedhje, Mediu: Koalicioni të përfshijë logot e secilit

Partia Republikane dhe ajo Demokratike do të dalin në një koalicion të përbashkët. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu diskutoi me përfaqësues të Këshillit Politik mënyrën se si duhet të veprojë dhe regjistrohet ky koalicion.

“Është shumë e rëndësishme që koalicioni të përfshijë logot e të gjithë partive përkatëse, me një emër koalicioni të caktuar dhe po ashtu, edhe peshën e partive politike në të gjitha qarqet dhe rajonet.

Neglizhimi i peshës së partive politike apo strukturave të tyre organizative dhe elektorale, mendoj që është në dëm të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por edhe të suksesit elektoral, dhe po ashtu mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky koalicion, jo vetëm koalicioni rreth Partisë Demokratike, por dhe koalicioni me LSI-në, duhet të jetë një koalicion i cili qartësisht të ketë një platformë të qartë pro europiane, pro interesit kombëtar, në shërbim të punësimit, ndërtimit të institucioneve, zhvillimit normal të demokracisë, problemeve që na shoqërojnë sot, sidomos problemi i pandemisë dhe zgjidhjen sa më shpejtë të saj, e cila duhet të jetë si platformë, një platformë që orienton programi, qëllimet tona të përbashkëta”, tha ai.

Sipas tij, momenti i nënshkrimit të një koalicioni nuk është thjesht një akt i përcjelljes së një dokumenti pranë KQZ-së, por përcakton dhe raportin politik dhe atë elektoral.

Ky koalicion do të nënshkruhet të mërkurën për t`u përcjellë në KQZ. Sipas Mediut, bazuar në disa principe

“Principi i parë, kriteri i parë është pesha elektorale e partive politike në nivel kombëtar dhe në qarqe, duke ju referuar zgjedhjeve të cilat padyshim tregojnë peshën dhe relevancën e çdo partie, në mënyrën se si ka kandiduar më vete gjatë gjithë këtyre viteve.

E dyta po ashtu mendoj është që duhet të respektojmë ato marrëveshje që kemi pasur më parë dhe partitë e koalicionit kanë pasur një marrëveshje në momentin që kur kanë dalë nga parlamenti.

E treta që është po ashtu shumë e rëndësishme në gjykimin tonë, është në mënyrë të padiskutueshme, që kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës partie politike i përkasin, sipas marrëveshjes që dorëzohet në KQZ, janë kandidatë të koalicionit. Pra nuk ka kandidatë të njërës parti, kandidatë të një partie tjetër e kështu me radhë, sepse kjo do të krijonte një lloj disintegrimi të fushatës elektorale”.

Check Also

Mediat greke: Truku i Ramës me karantinën 14-ditore, po dekurajon shqiptarët të udhëtojnë për votimet

Ndërsa raportojnë lajmin për karantinën 14-ditore të vendosur ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i …

Rama pas videos së Jonuzit për ngjarjen në Kavajë: Autori është militant i PD-së, Lulzim bëhu burrë e ndahu nga Iliri e Saliu

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dëshmisë së Ndriçim Jonuzit nga arratia, për plagosjen e …

Firmoset marrëveshja, ministrja Balluku: Aeroporti i Vlorës kushton 104 milionë euro, punimet nisin për 14 muaj

Sapo u nënshkrua në këto momente kontrata me konscorciumin fitues për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *