PD me kryesi të foltores. Kush janë berishistët më të votuar (emër për emër)

E gjithë kupola drejtuese e PD është kapur nga njerëzit e foltores. Nga të 20 anëtarët e kryesisë (14 burra dhe 6 gra) vetëm njëra, deputetja Ina Zhupa, ka qenë nga ato që mori pjesë në kuvendin e 18 dhjetorit që organizoi në pallatin e kongreseve Lulzim Basha dhe që qëndroi brenda selisë në 9 janar.

Të 19 pjestarët e tjerë i përkasin radhës së mbështetësve të Berishës, i cili vërteta e kontrollon partinë por tregoi edhe njëherë se nuk e bashkoi atë. Asnjë nga më shumë se 30 deputetët që u zgjodhën automatikisht për shkak të funksionit të tyre në këshillin Kombëtar nuk morri pjesë në mbledhjen e sotme inaguruese. Po ashtu asnjëri prej tyre nuk figuron në kryesinë e re, madje, as Salianji apo grida Duma që kanë shfaqur kohët e fundit shenja afrimi me Berishën dhe janë distancuar përfundimisht nga grupi Bardhi – Alibeaj.

Pra ndonëse është kurioze të shihet se si kanë votuar të 227 anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet theksuar se ky është vetëm rezultati i asaj pjesë të PD-së që mbështet lidein historik. Mes tyre më i pëlqyeri ka dalë Belind Këlliçi (me 192 vota), i cili e vuri menjëherë Forumin Rinor në funksion të Foltores, porsa Basha shpalli përjashtimin e Berishës. Që pesha politike e forumit ka ndikuar në këtë votim e trgon edhe zgjedhja e një anëtari tjetër kryesie Grigels Muçollari (116 vota). Edhe i dytë u rendit Flamur Noka (192 vota), i cili qe i pari që foli në mbrojtje të berishës pas përjashtimit dhe që hyri ditën e aprë përkrah tij në Kuvend. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Oerd Bylykbashin (148 vota) që u rendit i treti.

Përshtypje nga rezultati i votimit bëri renditja e Agron Shehajt në vendin e gjashtë (123 vota) ndonëse në zgjedhjet e 25 prillit ai qe deputeti që mori më tepër vota personale. Por me sa duket për berishistët Shehaj nuk është aq bindës sa për elektoratin demokrat.

Pas këtij votimi mund të thuhet se PD ka tashmë forumet e saj drejtuese, se ajo po bëhet gati ashtu sikurse e shpalli vetë Berisha për betejën me qeverinë. I vetmi problem mbetet, se pas realizimit të shumë objektivave, foltorja nuk përmbushi një nga më kryesorët: bashkimin e PD që e kishte edhe pjesë të slloganit të saj.

Burra

Belind Këlliçi 192 vota
Flamur Noka 166 vota
Oerd Bylykbashi 148 vota
Ervin Minarolli 137 vota
Luçiano Boçi 128
Agron Shehaj 123 vota
Lauan Baçi 121 vota
Grigels Muçollari 116 vota
Gent Sstrazimi 100 vota
Enno Bozdo 96 vota
Keltis Kruja 91 vota
Arben Rristani 90 vota
Aldo Bumçi 89
Florion Mima 88

Gra

Fatbardha Kadiu 141 vota
Ina Zhupa 126 vota
Jozefina Topalli 118 vota
Edith Harxhi 85 vota
Mimoza Hajdarmataj 78 vota
Eleina Qirici 75 vota

Check Also

Ilir Meta pagoi 700 mijë dollarë në një kompani offshore, për të lobuar për LSI-në

Pak ditë më parë gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *