Një tjetër deputete i ikën nga “duart” Bashës, fton për kafe Berishën

Vijojnë t’i shtohen “të pabindurit” Lulzim Bashës dhe jane deputete.

Në një kohë kur gjysma e grupit parlamentar i është bashkuar hapur Foltores së ish kryeministrit Sali Berisha, sot një tjetër emër ka ftuar këtë të fundit për kafe.

Bëhet fjalë për deputetet e PD Merita Bakiu, e cila ka thirrur më Krujë ish kryeministrin së bashku me ish deputetë të këtij qyteti dhe personalitete të njohura.

Mësohet se në fokus të diskutimit ka qenë situata politike në vend me fokus tek zhvillimet e forta që kanë përfshirë forcën kryesore të opozitës shqiptare.

Check Also

Braçe kundër kandidaturë së Denar Bibës: Kam rezerva për integritetin, ia them kur të jemi ballë për ballë

Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur kundër kandidaturës së Denar Bibës në krye të Autoritetit …

U padit nga Grida Duma, SPAK kërkon pafajësinë për Erion Veliajn

Prokuroria e Posaçme kërkon pafajësi për kryebashkiakun Erion Veliaj në procesin ku ai është paditur …

Thellohet përplasja e Metës me Bashën: E kam të filmuar në zyrën time, 13 Tetorin e caktoi ai dhe Bylykbashi

Presidenti Ilir Meta vijon të mbajë të njëjtin qëndrim duke thënë se ka qenë Basha …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *