Ndryshimi i sistemit zgjedhor, KQZ pa vendim! Riformulimi krijon përplasje

Kërkesa e 12 nismëtarëve që kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor me referendum nuk mundet as të rrëzohet dhe as të pranohet nga KQZ.

KQZ u nda në votim në 3 vota kundër dhe dy vota pro. Por kërkesa nuk ka vendimmarrje pasi duhen 4 vota e duhura për rastin e votimit.

Kuorimi i duhur është 4 vota pro që kërkesa të pranohet apo rrëzohet.

Ndërkohë kërkesa e re e nismëtarëve ishte: A jeni dakord të ndryshojë sistemi zgjedhor për t’ju krijuar mundësinë që të zgjidhni vetë cili kandidat do t’ju përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë?

Nga ana tjetër nismëtarët propozojnë riformulimin e kërkesës që t’i japë mundësinë KQZ-së të votojë.

Mga ana tjeter nismetaret kanë thënë se nuk do të largohen nga salla pa vendim.

Kreu i KQZ, Klement Zguri tha se: E hodhëm në votim, dy ishin pro , tre kundër, ju thoni se s’ka votim , mbetet pezull. Unë nuk e kuptoj.

“Të tilla vendime duan minimalisht shumicën e anëtarëve, në respekt të ligjit. Thjesht s’ka vendim. Mungesa e vendimarrjes ankimohet. Mund ta ankimoni dhe në gjykatën administrative të shkallës së parë”, tha Denar Biba.

Ndërkohë nismëtarët këmbëngulën duke thënë se: Ne mendojmë më mirë të vijmë prapë këtu me riformulim dhe kërkesë të re. Sesa ti bëjmë anash nga gjykata.

Check Also

Ilir Meta pagoi 700 mijë dollarë në një kompani offshore, për të lobuar për LSI-në

Pak ditë më parë gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *