Ndryshimet në Statutin e PS, kryetarët e Bashkive dhe Këshillave të Qarqeve në Asamblenë Kombëtare

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar punimet e Kongresit të Partisë Socialiste.

Një nga pikat e rendit të ditës në Kongres ishin disa ndryshime në Statutin e Partisë, mes të tjerave edhe përbërja e Asamblesë Kombëtare.

Erion Veliaj dhe kryetarët e Bashkive futen automatikisht, ndërkohë dhe kryetarët e Këshillave të Qarqeve janë konfirmuar që do të jenë në Asamblenë Socialiste ku bie në sy rikthimi i Aldrin Dalipit, Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë.

Sipas pikës dy të nenit 36 të draft-Statutit thuhet: “Anëtarë ex-officio të Asamblesë Kombëtare të partisë janë: Kryetari i Partisë, deputetët dhe ministrat anëtar partie, kryetarët e partisë së bashkive, kryetarët e bashkive anëtar partie, kryetarët e këshillave të qarqeve anëtar partie, kryetari i FRESSH dhe kryetarja e FGSSH si dhe anëtar që kanë pasur mandat të kryetarit të partisë, të presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit.”

Po sot në Kongres janë votuar edhe emrat e tjerë që do të zgjidhen për anëtarë të Asamblesë Kombëtare.

Check Also

Topalli prezanton listën e Tiranës duke thumbuar edhe Berishën

Ish-nënkryetarja e PD për dy dekada deri 4 vite më parë, Jozefina Topalli, e cila …

Rama: Meta, shpërdorues detyre! Katastrofa e pret LSI-në më 25 prill

Kryeministri Edi Rama akuzon Presidentin Ilir Meta për shpërdorim detyre duke u angazhuar në fushatën …

Kryeministër nga partia e parë apo koalicioni fitues? Skenari i Metës pas 25 Prillit dhe dy planet e PS

Vetëm do muaj më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi lëshoi ngacmimin e parë politik …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *