Nano: Rama duhet të shkojë te psikologu, ka ankth me mediat

Sfidën e kryeministrit ndaj mediave, në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, analisti Mustafa Nano e sheh si një problem të Ramës me zërat kritikë.

Në një bisedë në studion e lajmeve në TemA TV, Nano u pyet për deklaratën e kryeministrit, i cili dy ditë më parë u shpreh se “ne jemi media më e madhe në Shqipëri.

Kemi njëqind e ca mijë njerëz në terren. Të bëhen të gjithë bashkë media nuk na mund dot ne në informimin e punëve që bëjmë”.

Për analistin Nano, kjo tregon frikën e kryeministrit nga mediat dhe zërat kritikë.

“Ky kryeministër ka ca probleme, nuk duron dot zëra kritikë. E gënjen mendja se është babai i kombit.

Për mua duhet të shkojë te psikologu, sepse nuk shoh si mund të zgjidhet ndryshe ky ankth që ka ai me mediat, tha ai.

Lidhur me fjalën e mbajtur në Kongresin e PS-së nga bashkëshortja e kryeministrit, Nano u shpreh se këto janë zakone despotike.

“Ai tani ka filluar ta ngjyrosë familjarisht. Nuk shoh arsye pse duhet të dimë emrin e djalit të kryeministrit. Këto janë zakone despotike, siç janë bërë publike emrat e fëmijëve të Enver Hoxhës. Nuk shoh arsye pse në kongres të mbajë fjalë zonja e Ramës. Nuk ka tagër, nuk është anëtare. Pse nuk më ftojnë mua të mbaj fjalë atje. Nuk e kuptoj pse nuk ka një që brenda PS-së që ta qortojë këtë qasje”, tha ai.

Check Also

Topalli prezanton listën e Tiranës duke thumbuar edhe Berishën

Ish-nënkryetarja e PD për dy dekada deri 4 vite më parë, Jozefina Topalli, e cila …

Rama: Meta, shpërdorues detyre! Katastrofa e pret LSI-në më 25 prill

Kryeministri Edi Rama akuzon Presidentin Ilir Meta për shpërdorim detyre duke u angazhuar në fushatën …

Kryeministër nga partia e parë apo koalicioni fitues? Skenari i Metës pas 25 Prillit dhe dy planet e PS

Vetëm do muaj më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi lëshoi ngacmimin e parë politik …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *