Presidenti Ilir Meta vjen me një mesazh drejtuar shqiptarëve, teksa po afrohet 2 marsi, datë në të cilën ai ka thirrur qytetarët që t’i bashkohen manifestit në mbrojtje të Kushtetutës.
Në videomesazh, kreu i shtetit, shfaqet i buzëqeshur, ku përshëndet me dy gishta, ndërsa e cilëson 2 marsin si pranverën ‘kuq e zi’.
“Të dashur qytetar, i paduruar për t’u bashkuar dhe unë me ju në 2 mars për pranverën ‘Kuq e zi’.”, shprehet Meta në videomesazh.
Thirrja e Metës për tubim në një kohë që vendi është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të tërmetit është shkelje e rëndë e ligjit dhe nuk përjashtohet mundësia që prokuroria edhe ndaj Ilir Metës të lëshojë një urdhër ndalimi, që ti bashkohet botuesit spekulant Henri Çili në qeli, i cili aktualisht është vënë i gjithi në shërbim të presidentit.
Po thirrja e presidentit ka dhe një problem moral. Ai është i simbol i unitetit dhe thirrja e një pale kundër palës tjetër është jashtë etikës së detyrës së tij.