Një ditë pasi paraqiti prova të reja për atë që ai e cilëson si grusht shteti të mazhorancës përmes kapjes së institucioneve, Presidenti Ilir Meta thirri në një takim kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Presidenti Meta e njohu Bashën me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.
Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton, thuhet në njoftimin e Presidencës. /almedia/