Manjani: 3 rastet e shpërndarjes së Parlamentit dhe kur presidenti s’ka të drejtë

Kërcënimi i presidentit Ilir Meta duke i vendosur ultimatum për shpërndarjen e Parlamentit deri në 15 mars ka ngritur një sërë pikëpyetjesh se ku mund të bazohet ligjërisht dekreti i kreut të shtetit. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale rendit tre arsye e se kur shpërndahet Parlamenti, duke e lidhur me nenet e Kushtetutës. Sipas Manjanit në Kushtetutë nuk ka asnjë nen që të tregojë këtë kompetencë të Presidentit.

“Parlamenti shpërndahet në 3 raste: Kur dështon të zgjedhë Presidentin e Republikës, sipas nenit 87. Besoj e kuptojmë se nuk jemi në këto kusht; Kur pas zgjedhjeve nuk arrin të zgjedhë një Kryeministër, sipas nenit 96. As në këto kushte nuk jemi. Kur Kryeministri humbet mocionin e besimit sipas nenit 104. As në këto kushte nuk jemi. Këto janë rastet dhe nenet e vetme ku shkruhet togfjalëshi “Shpërndarje e Parlamentit”.

Nuk ka asnjë rresht tjetër që e shkruan apo e parashikon”, shprehet Manjani.
Ish-ministri i Drejtësisë përqendrohet edhe te ideja e hedhur se shpërndarja e Parlamentit mund të argumentohej me faktin se Parlamenti ka 122 deputetë dhe jo 140 sa e parashikon Kushetuta. “Nga ana tjetër, për ti dhënë përgjigje pyetjes “A ka të drejtë Presidenti ta shpërndajë Parlamentin?”, duhet të lexoni nenin 92 të Kushtetutës së shkruar. Është neni ku renditen të gjitha kompetencat e Presidentit.

Unë nuk shoh asnjë rresht të këtij neni që t’ia njohë këtë kompetencë Presidentit. Por sidoqoftë lexojeni dhe vetë. Kjo është Kushtetuta e shkruar. Pastaj, a ke ka bërë hak që ky parlament të shuhet; apo meqë nuk është numri 140, etj etj, janë çështje interpretimesh politike. Unë vetë mund të bie dakord me çdo gjë që thuhet, por Kushtetua është kaq e ftohtë sa çfarë shtrova më lart”, thekson Manjani.

Sipas tij, Kuvendi i paplotë pa 140 deputetët nuk përben një prerogativë dhe se Kushtetuta nuk e parashikon këtë si kompetencë.

Check Also

Meta kthen ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit: Ndërhyn në procesin zgjedhor

Presidenti Ilir Meta riktheu për shqyrtim në Kuvend ndryshimet në ligjin për “Policinë e Shtetit”, …

Vdekjet nga Covid-19, Basha: Prokuroria të hetojë, mjekët asnjë përgjegjësi

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me disa mjekë dhe specialistë të shëndetësisë …

PD akuza qeverisë për koncesionin Milot-Fier: Vetëm një ofertues për tenderin €1,2 miliardë

Partia Demokratike akuzoi qeverinë Rama se ka rritur artificialisht kostot e ndërtimit të rrugës Milot-Fier …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *