Majko dhe Braçe, “rënia” e dy senatorëve të Partisë Socialiste

Pandeli Majko ishte vetëm 30 vjeç kur në tetor të vitit 1998, ai u zgjodh kryeministër në një kohë të trazuar për vendin dhe luftën e Kosovës. Vinte nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe kryetar i Grupit parlamentar.

Ai u katapultua në Partinë Socialiste nga Forumi Rinor Eurosocialist, ashtu si edhe kolegu i tij në rrugëtimin e gjatë në PS, Erion Braçe.

Ndryshe nga Braçe, Majko ka histori me të trazuar marrëdhëniesh dhe kryesisht të drejtpërdrejta me protagonistët drejtues të PS-së ndër vite fillimisht me ish-kryetarin e PS-së, Fatos Nano, më pas me Ilir Metën.

Ai iu rikthye detyrës së kryeministrit në shkurt të 2002. Koha ishte e shkurtër, por jo aq sa për të regjistruar përplasjen e parë  edhe me Edi Ramën atëbotë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Konflikti mes tyre kishte emër “Teatrin Kombëtar”, kohë kur Edi Rama i dorëzoi atij planin për prishjen e ndërtesës dhe Majko e kundërshtoi. Koha dhe zhvillimet e mëvonshme treguan se në këtë konflikt fitoi Edi Rama.

Pandeli Majko ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar edhe si ministër i Mbrojtjes (rreth tre vjet) para zgjedhjeve të 2005-ës.

Ai vijoi të ishte ndër figurat kryesore në parti edhe me Ramën kryetar dhe mbajti një qëndrim asnjanës në kohën me delikate të PS-së kur brenda saj lindi LMN, Lëvizja për Mendimin Ndryshe.

Në zgjedhjet e 2013-ës, PS vjen në pushtet në koalicion me LSI-në. Majko nuk u propozua në qeveri por vijoi të ishte pjesë e kuvendit, aty ku Majko kishte rolin me te madh.

Në zgjedhjet e 2017, Partia Socialiste fitoi e vetme zgjedhjet dhe Pandeli Majkos iu ofrua posti i ministrit të Shtetit për Diasporën.

Edhe aty fërkimet mes tij dhe Ramës ishin të dukshme.

Shumëkush mund të kujtoje momentin kur deputetët votuan ligjin për diasporën, por vetë autori i këtij drafti  Pandeli Majko nuk mori pjesë.

Kërcitja tjetër publike ishte para zgjedhjeve të 25 Prillit kur Rama e sposton në pikën e finishit të listës për Tiranën, pra e lë në një vend të diskutueshëm për mandatin e deputetit dhe Majko lëshon thumbat e parë se elektorati ishte i pakënaqur me punën e PS-së.

Rezultati; Majko mbeti jashtë dyerve të Kuvendit qysh prej vitit 1992 kur mori mandatin e pare si deputet.

Pandeli Majko, ndryshe nga kolegët e tjetër ministra të larguar, nuk u propozua nga Edi Rama as për ndonjë detyrë  sekretari, as në Akademinë Politike të PS-së (ku Rama rifuti Ethem Ruken dhe kritikun Ditmir Bushati) dhe nuk e la as drejtues i ndonjë qarku që kësaj here do të ketë rol shumë më të rëndësishëm.

Pandeli Majko është propozuar thjesht kandidat për kryesinë e partisë.

Vetëm kandidat për kryesinë është propozuar edhe Erion Braçe.

Ky i fundit me një marrëdhënie krejt tjetër raportesh nga Majko në historikun e PS-së qoftë me Fatos Nanon, më pas Ilir Metën dhe së fundmi me Edi Ramën.

Erion Braçe ka karriere të hershme në PS.

Në vitin 1994 e fillon karrierën në strukturat drejtuese të PS si anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues.

Erion Braçe është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në shtatë legjislatura, nuk ka qenë asnjëherë ministër.

Detyrën më të lartë e kishte atë të zv-kryeministrit nga janari i 2019-ës deri në fillim shtator 2021 kur Rama e zëvendësoi me Arben Ahmetajn.

Erion Braçe kryesoi listën e PS-së së Fierit në zgjedhjet e 25 Prillit, Në këtë qark ai rezultoi deputeti më i votuar duke lënë pas edhe Gramoz Ruçin. Që do të thotë se diçka nuk shkon në marrëdhënien e tij me Ramën sa kohë që ky i fundit mund ta riktheje vetëm kryetar komisioni të Ekonomisë. Por në parti, Braçe nuk ka detyra thelbësore. Ai do të jetë njësoj si ndonjë emër i ri në PS që Rama e propozoi rishtazi për anëtar kryesie.

Erion Brace ka një tjetër rrugëtim politik edhe se Pandeli Majko, por të dy ata, kanë qenë identifikues të asaj ç’ka Partia Socialiste përçonte deri para do kohësh.

Sot ata nuk kanë me peshën e dikurshme dhe as vëmendjen e kryeministrit Edi Rama…

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *