Koronavirusi, Meta: Prioritet shëndeti, por duhen marrë masa edhe për ekonominë

Presidenti Meta ka publikuar një video mesazh të shkurtër ditën e sotme, me anë të të cilit bën thirrje për marrjen e masave edhe nga ana ekonomike.

“Vendi sot po përballet me një ngadalësim kritik të aktivitetit ekonomik, si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të koronavirusit.

Kjo do të shkaktojë një frenim të rritjes ekonomike dhe humbje serioze në mënyrë të veçantë në sektorin e fasonëve, turizmit, shërbimeve dhe biznesit të vogël.

Natyrisht që prioriteti madhor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe mbështetja me fondet e domosdoshme për sektorin e shëndetësisë, si aktori kryesor në përballjen me pandeminë.

Por pasojat në ekonomi do të jenë objektivisht të pashmangshme, siç paralajmëron FMN dhe aktorët kryesorë të ekonomisë tonë.

Duhet të bëhet gjithçka për të përballuar skenarët e ndryshëm të ecurisë së kësaj pandemie nga ana mjekësore.

Por është jetike të punohet çdo ditë edhe për përballimin e skenarëve të ndryshëm të pasojave serioze në ekonominë kombëtare dhe jetën e çdo familjeje shqiptare, në veçanti të atyre më në nevojë”, u shpreh Meta.

Check Also

Zgjedhjet e 25 prillit, Komisioneri Varhelyi: Presim rezultatin përfundimtar

Komisioneri i Bashkimit Europian përgjegjës për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, tha sot në nisje …

Analistja gjermane për zgjedhjet në Shqipëri: “Teknikat” e ndikimit ndaj votuesve janë shumë të rafinuara

Analistja gjermane, Johanna Deimel analizon fitoren e PS në zgjedhjet e 25 Prillit, “patronazhistët”, gabimet …

Shkarkimi i Presidentit/ Manja: Mbledhja mbahet nesër. Sekretaria të njoftojë Presidentin

Komisioni i Ligjeve vendosi të zhvillojë nesër në orën 11:00 mbledhjen e radhës në lidhje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *