Koronavirusi anulon Komisionin e Venecias

Koronavirusi anulon pa afat Komisionin e Venecias. Lajmi konfirmohet nga institucioni pre të cilit pritet dhe përgjigja nëse kreu i shtetit ka kryer apo jo shkelje për ta shkarkuar.

Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars. Presidenti Meta kishte njoftuar publikisht se do të merrte pjesë dhe do të paraqiste personalisht fakte se ishte maxhoranca dhe jo ai që shkelën ligjin me emërimet në gjykatën kushtetuese.

Kjo është hera e dytë që maxhoranca i drejtohet Komisionit të Venecias për shkeljet e pretenduara kushtetuese nga ana e Presidentit. Ky i fundit, gjithashtu ka dërguar emërimet në kushtetuese për interpretim në Venecia.

Maxhoranca, nga ana tjetër, ka bërë të qartë se nuk do të marrë vendim në komisionin hetimor për shkarkimin e Ilir Metës, pa pasur një opinion nga Venecia.

Check Also

Pikëpyetje mbi dëmet e tërmetit në shkollat që do të rindërtohen nga BE

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, me qindra godina u shenjuan me kryqe të …

Malltezi: Rama, Ahmetaj, Blushi, Koka e Zoto janë kapur duke vjedhur 430 milionë euro, s’e mbulojnë dot me mediat e blera

Anëtari i kryesisë së PD-së, Malltezi, ka denoncuar ato që i quan pseudomedia lidhur me …

Rama ua preu shpresën, por fasonët ende shpresojnë te qeveria

Megjithëse kryeministri Edi Rama e tha qartë një ditë më parë se nuk do të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *