“Kërmilli do të betohet në 9 shtator”, Murrizi: Deputetë nga ish-Sigurimi i Shtetit do ulen në Kuvend

Deputeti Myslim Murrizi ka hedhur akuza të ashpra sa i takon deputetëve të rinj që do të ulen në Kuvend betohen në shtator.

Ai tha se disa prej tyre kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe tani do të jenë ligjvënësit e vendit.

Sipas Murrizit, shumë prej tyre janë pjesë prej 30 vitesh, ndërsa nuk është marrë asnjë masë.

Ai ka përdorur një fjalor të rëndë duke i quajtur bastardë dhe të pafytyrë ish-anëtarët e Sigurimit, që ende vendosin për ligjet e shqiptarëve.

 “Kurrë s’kanë pasur këllqe të dalin ballëhapur si çelik. Jam krenar që jam pjesë e listës së partisë. Ata kërmijtë, bastardët që i kanë shitur shpirtin dreqit e kanë treguar fytyrën e vet, ftoj Ballën edhe Manen meqë nuk i përkasin 105 mijë dosjeve. Vijnë nga partia mëmë dhe janë ndarë si copa qelbi në 30 vite në politikën shqiptare. Nuk e di pse u bënë synet në ndërgjegje, nuk është ligj si ai hipokrit i 96-ës. Shqiptarët duhet të dinë se sa zyrtarë kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit, se kemi 30 vite që vijmë vërdallë. Do e kesh kërmillin në datë 9 shtator, do të bëjë betimin prapë, ia kam kërkuar qysh në korrik kur kam plotësuar formularin tim zonjës Sula.. Këta bastardë, të pafytyrë që kanë vite që janë pjesë e kësaj foltoreje që kanë dërguar 5400 shqiptarë në pyll“, tha Murrizi.

 

Check Also

Marku nuk kursen kritikat për Kuvendin Kombëtar: Teatër absurd. PD në pikën më kritike, duhet strategji e re

Me tone të ashpra dhe kritike deputeti i zgjedhur demokrat Mark Marku i është drejtuar …

KAS hap hetim administrativ për deputeten e PS, publikohet arsyeja

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën ankimore ndaj kandidates për deputete të PS …

PD shpall listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillin Kombëtar. Janë 300 anëtarët …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *