Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla ka dorëzuar padi kundër Presidentit Hashim Thaçi, në lidhje me deklarimet e tij të datës 23 mars për të mos respektuar vendimet e marra nga Qeveria në raport me masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në padi potencohet se “presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mos-respektim të Vendimit të Qeverisë në datën 23 Mars 2020, përveç që ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të “kontribuojë” në shpërndarjen më të madhe të Virusit COVID-19”.
Në këtë padi ngriten dyshime se presidenti ka kryer veprën penale “Thirrje për rezistencë” të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.