Isa Mustafa drejt koalicionit me Haradinajn e Pacollin

Lidhje Demokratike e Kosovës ka nisur punën për formimin e koalicionit qeverisës, nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk propozon një emër të ri për kryeministër.

Isa Mustafa ka kërkuar miratimin e këshillit të partisë, për të formuar koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Haradinajt, Nismën për Kosovën të Limajt, Aleancën Kosova e Re të Pacollit dhe pakicat.

Këshilli duhet të votojë pro ose kundër kësaj marrëveshjeje deri më 14 prill në orën 16:00.

Pas rrëzimit të qeverisë së koalicionit Vetëvendosje-LDK, presidenti Thaçi i ka kërkuar Kurtit të propozojë një emër të ri për kryeministër dhe të nisë formimin e një qeverie të re.

Por Albin Kurti ka vendosur të mos propozojë emër të ri dhe i ka kërkuar presidentit të zhvillojë zgjedhje të reja.

Në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk i përgjigjet thirrjes së presidentit, atëherë Mustafa tha se këtij të fundit i lind e drejta t’i kërkojë LDK-së, si partie e dytë në zgjedhje, që të propozojë kryeministër dhe qeveri të re:

“Unë kam iniciuar marrjen në parim të pajtueshmërisë nga Këshilli për një koalicion qeverisës me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe partitë e komuniteteve jo shumicë, në rast se pas shterjes së rrugëve kushtetuese me partinë fituese relative të zgjedhjeve, LVV, i ofrohet mandati LDK-së, si parti e dytë.”

Check Also

Qeveria “Rama 3” betohet te Presidenti Meta, mblidhet Këshilli i Ministrave

Pasi mori besimin e 77 deputetëve në Kuvend, qeveria e re “Rama 3” është betuar …

Vendimet e para të qeverisë, krijohet agjencia për mediat dhe informimin

Krijimi i një Agjencie për Mediat dhe Informimin është një ndër vendimet e para që …

U përjashtua nga grupi parlamentar i PD, Berisha nis nesër “Foltoren” me demokratët

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në Facebook, ka njoftuar se nga nesër …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *