Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Bruksel.
Ai do të takohet me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Në fokus të bisedimeve do të jetë ecuria e integrimit të Shqipërisë në BE, fondet e rindërtimit por edhe vaksinimi.
Rama paralajmëroi pak ditë më parë se një vend mik do dhuronte një sasi të konsiderueshme dozash të vaksinës antiCOVID, por pa e specifikuar se kush.
Ajo që dihet deri më tash është vetëm axhenda e kryeministrit Rama. Fillimisht në Bruksel dhe më pas në Itali me rastin e 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve.