Fshati digjet, k*rvat bëjnë lifting

Politika si profesion akuzohet se të zhvesh nga morali, sidomos në një mjedis si Shqipëria. Prandaj është në dorë të aktorëve kryesorë të saj që të zgjedhin nëse duan ta ruajnë moralin, apo të bëhen pjesë e perceptimit të përgjithshëm ‘të gjithë në një thes’.

Nga ky thes është përpjekur që të dalë së fundmi Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së. Ajo fajësoi korrupsionin qeveritar, që sipas saj, nuk po fik zjarret në Sazan.

Por, a ka moral kryetarja e LSI-së për të lëshuar këto akuza, në një kohë që vetë atë dhe Ilir Metën e kanë shoqëruar për tre dekada me radhë akuza për korrupsion në afera miliona euroshe. Shuma që Kryemadhi akuzon se ka paguar Qeveria për inceneratorët (duke respektuar një detyrim të kontratës për të shmangur procese arbitrazhi që mund të kushtojnë shumë më shumë) është aq sa Kryemadhi ka paguar për lobim në SHBA në 2017.

Ajo është e papërfillshme në krahasim me luksin e shfrenuar të Monës, që vetëm pak vite më parë u tregonte shqiptarëve plot karshillëk supervilën në Lalëz me banjo të dedikuar për macen. Po të kërkosh sot në internet, nuk gjen më gjurmë të asaj videoje.

Vetëm banjoja e maces mund t’i ketë kushtuar Kryemadhit se e gjithë shtëpia e një familjeje mesatare shqiptare.

Për të mos përmendur këtu akuzat e hedhura në media se vetëm operacionet plastike të kryetares së LSI-së kushtojnë mijëra euro. Kryemadhi ka deklaruar se është ndjerë xheloze ndaj ndryshimit drastik të Metës (që u dobësua) gjë që e ka shtyrë të ndryshonte dhe ajo veten.

Edhe ndryshimi i Monës është drastik, pak a shumë si një Benjamin Button. Por, kryetarja e LSI-së na thotë që s’ka kryer asnjë operacion plastik dhe se bukurinë e ka natyrale. Ata që krahasojnë fotot e hershme të saj me ato aktuale e vënë në dyshim.

Ndoshta, Monika Kryemadhit i duhet zjarri në Sazan dhe kudo nëpër fshatin tonë të quajtur Shqipëri, që të heqë vëmendjen nga krehja luksoze e operacioneve plastike për të cilat akuzat. E fshati është djegur, digjet e do të digjet…por kurvat do të vazhdojnë të krihen e kridhen mes luksit të vënë nga grabitja e parave të shqiptarëve, herë si pushtetarë, herë si opozitarë.

Check Also

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Ndërron jetë ish-presidenti i pestë i Shqipërisë Bujar Nishani

“Ndoshta ka gjëra që mund ti kisha bërë më mirë, por ishte nder për mua …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *