“Fjalor rrugaçëror”, organizatat dënojnë gjuhën e Kryemadhit: Si mund të përfaqësojë shqiptarët?

Katër organizata të shoqërisë civile kanë reaguar ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila pak ditë më parë degradoi në fjalë fyese ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Organizatat dënojnë fjalorin e përdorur nga zonja e parë, duke nënvizuar se po nxitet urrejtja dhe se nuk duhet që të tolerohet.

“Është bërë zakon tashmë që gjuha e urrejtjes të shoqërojë lajme dhe informacione të dhëna nga personalitete të ndryshme për persona të tjerë, qofshin burra apo gra. Një informacion që duhet t’i jepet prokurorisë menjëherë dhe tani edhe SPAK-ut mbahet pezull me javë e muaj të tërë për t’u përdorur politikisht edhe kur bëhët fjalë për çështje me interes publik. E pastaj në fund shumica e këtyre lajmeve janë “flluska sapuni”.Kohët e fundit Ministria e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj u bë target i gjuhës së urrjetjes publikisht nga znj. Monika Kryemadhi, kryetare e LSI në një takim me përfaqësues të partisë së saj në prani të mediave. Ky fjalor haptazi nxit urrejtje ndaj Ministres te pjesa misogjene e popullatës. Çfarë domethënë “halabake rrugësh”? Sipas fjalorit domethënë rrugaçe! Ç’kuptim ka që një grua në politikë të etiketohet me këtë term? Nëse sheh komentet në mediat që e publikuan lajmin misogjenët nuk kishin kursyer as zonjën që e përdori. Kur këta politikanë/e dhe përfaqesues/e flasin në publik duhet të kenë të qartë rolin e tyre në edukimin e elektoratit që i ndjek dhe publikut në përgjithësi që dëgjon në media fjalime apo deklarata”, nënvizojnë organizatat.

Reagimi i plotë

“Liria e shprehjes nuk duhet të keqpërdoret
Liria e shprehjes është një e drejtë themelore e cila duhet të mbrohet, por nuk është një e drejtë absolute. Lira e shprehjes duhet gjithashtu të respektojë kufij veçanërisht në lidhje me gjuhën e urrejtjes. Gjuha e urrejtjes ndaj grave është një çështje e vjetër sa njerëzimi dhe e nën raportuar në Shqipëri, që është një vend që ka ratifikuar Konventën e të Drejtave Civile dhe Politike dhe Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Fatkeqësisht gjuha e urrejtjes është bërë pjesë e fjalorit të disa politikanëve/eve shqiptarë dhe dukshëm tolerohet nga pjesa tjeter e tyre.
Disa personazhe publike, politikanë/e, Avokatja e Popullit, përfaqesueset e shoqërisë civile, përfaqesuese të medias jane bërë target i guhës së urrejtjes e cila është shtuar në vitet e fundit.

Ne në Shqipëri për fat të keq, nuk kemi mjete ligjore dhe politike për ta dënuar me forcë gjuhën e urrejtjes dhe përndjekur përdoruesit e saj.
Ndërsa presim nga udhëheqësit/et politikë/e të dërgojnë sinjale për publikun ku të dënojnë ligjërimin e dhunshëm ndaj grave, dëgjojmë sharje dhe fyerje të cilat në një shoqëri demokratike nuk duhet të tolerohen.

Është bërë zakon tashmë që gjuha e urrejtjes të shoqërojë lajme dhe informacione të dhëna nga personalitete të ndryshme për persona të tjerë, qofshin burra apo gra. Një informacion që duhet t’i jepet prokurorisë menjëherë dhe tani edhe SPAK-ut mbahet pezull me javë e muaj të tërë për t’u përdorur politikisht edhe kur bëhët fjalë për çështje me interes publik. E pastaj në fund shumica e këtyre lajmeve janë “flluska sapuni”.

Kohët e fundit Ministria e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj u bë target i gjuhës së urrjetjes publikisht nga znj. Monika Kryemadhi, kryetare e LSI në një takim me përfaqësues të partisë së saj në prani të mediave. Ky fjalor haptazi nxit urrejtje ndaj Ministres te pjesa misogjene e popullatës. Çfarë domethënë “halabake rrugësh”? Sipas fjalorit domethënë rrugaçe! Ç’kuptim ka që një grua në politikë të etiketohet me këtë term? Nëse sheh komentet në mediat që e publikuan lajmin misogjenët nuk kishin kursyer as zonjën që e përdori.
Kur këta politikanë/e dhe përfaqesues/e flasin në publik duhet të kenë të qartë rolin e tyre në edukimin e elektoratit që i ndjek dhe publikut në përgjithësi që dëgjon në media fjalime apo deklarata.

Nga personat në politikë dhe në vendimmarrje presim të gjithë të zbatojnë konventat ndërkombëtareve dhe ligjeve të vendit. Ata duhet të jenë shembull i përdorimit të gjuhës amëtare me kujdes e pa urrejtje, të luftojnë misogjininë dhe të nxisin tolerancën dhe mirëkuptimin.
Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”
Qendra për Nisma Ligjore e Qytetare
Linja e Këshillimit për Gra e Burra
Rrjeti i Fuqizimit të Gruas Shqiptare”, nënvizojnë organizatat.

Check Also

Meta kthen ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit: Ndërhyn në procesin zgjedhor

Presidenti Ilir Meta riktheu për shqyrtim në Kuvend ndryshimet në ligjin për “Policinë e Shtetit”, …

Vdekjet nga Covid-19, Basha: Prokuroria të hetojë, mjekët asnjë përgjegjësi

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me disa mjekë dhe specialistë të shëndetësisë …

PD akuza qeverisë për koncesionin Milot-Fier: Vetëm një ofertues për tenderin €1,2 miliardë

Partia Demokratike akuzoi qeverinë Rama se ka rritur artificialisht kostot e ndërtimit të rrugës Milot-Fier …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *