Firmoset marrëveshja, ministrja Balluku: Aeroporti i Vlorës kushton 104 milionë euro, punimet nisin për 14 muaj

Sapo u nënshkrua në këto momente kontrata me konscorciumin fitues për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku tha se punimet do të nisin brenda 14 muajsh dhe aeroporti do të kushtojë 104 milionë euro. Ajo tha se përfitimet e këtij aeroporti do të jenë të jazhtëzakonshme.

“Kërkesa e kompanive të mëdha turistike ka gjithmonë një kritet ndërkombëtar. Të gjitha këto kërkojnë që aeroporti të mos jetë më larg se 45 minuta nga vendi ku ata do të investojnë për të ngritur sistemet e tyre për ofrimin e shërbimeve turistike.

Me ngritjen e Aeroportit të Vlorës të gjitha këto zona do të përmbushin këtë kusht të rëndësishëm, duke hapur mundësinë për investime shumë të mëdha në sektorin turistik.  Ndërkohë po jap disa teknikalitete. Punimet do të nis brenda 14 muajve, pasi do të ketë një fazë përgatitore për sa i përket studimit mjedisor, i cili është shumë i rëndësishëm. Ky është një aeroport që do të ngrihet sipas kritereve evropiane dhe kompania do të bëjë një studim shumë të detajuar mjedisor, do të ketë edhe një studim arkeologjik, më pas 8 muaj do të jenë në dispozicion për përmbushjen e kushteve paraprake dhe dorëzimit të masterplanit dhe 6 muaj për marrjen e lejeve dhe licensave të ndërtimit dhe lejet mjedisore.

Këto janë afatet maksimale të ligjit dhe do mundohemi t’i mbyllim sa më shpejt. Gruper të cilat kanë punuar nga të dyja palët, ministria dhe konsorciumi kanë ruajtur me rigorozitet gjatë negociimit afatin e 30 ditëve, ashtu do ndodhë përsëri dhe do mundohemi të jemi në afatet minimale të kohës dhe në cilësinë e duhur.

Në fazën e parë, e cila përfshin ndërtimin e terminalit të pasagjerëve përkon me përfundimin e ndërtimeve dhe nisjen e operimeve dhe kjo kontratë nënshkruhet për 36 muaj. Ndërsa faza e dytë e cila konsiston në zgjerimin e terminalit të pasagjerëve do të përfundojë pas vitit të 4 të fillimit të operimeve. Kemi një kontratë e cila ndahet në faza për shkak të numrit të pasagjerëve që rritet nga viti në vit. Duhet të theksojmë që Aeroporti i Vlorës jo vetëm do të ketë injektimin direkt të 104 milionë eurove investim në ekonomi, por ndikimet indirekte të këtij aeroporti janë të jashtëzakonshme, jo vetëm në volumin e punësimit si brenda në aeroport ashtu dhe në zonë, qoftë edhe në vpolumet financiare të cilat do të vijnë në mënyrë indirekte në rritje për shkak të këtij aeroporti.”– deklaroi ministrja Balluku.

Konsorciumi fitues udhëhiqet nga ish-kryediplomati kosovar Bexhet Pacolli i cili zotëron Kompaninë Mabetex Group.

Check Also

KAS rrëzon PD-në për informacione shtesë nga institucionet shtetërore e entet publike

Komisioni i Ankimimeve e Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD-së për marrjen e informacioneve shtesë …

Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit, Meta: Antikushtetues, proces fiktiv

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e komisionit hetimor për …

Rama dhe Meta përballen nesër në Gjykatën Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta do përballen nesër në Gjykatën Kushtetuese …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *