Skema e financimit të partive politike shënoi një ndër përplasjet me te nxehta mes palëve për shkak te divergjencave jo vetëm mes kundërshtarëve politik, por edhe brenda kampit opozitar.
Në tryezat teknike të realizuara para arritjes së marrëveshjes politike Partia Demokratike propozoi financimin 100% të fushatave elektorale nga buxheti si një mënyrë për të ndalur paratë e pista dhe klientelizmin politik, por nuk gjeti dakortësinë e aleatit kryesor LSI, e cila mbështeti skemën aktuale të financimit miks të partive politike ashtu sikurse socialistët.
Mediat kane mësuar se Partia Demokratike është tërhequr nga propozimi fillestar dhe sot në tryezën politike te reformës zgjedhore do të paraqesë një skeme te re financimi duke pranuar edhe fonde nga privati por me kufime drastike ne financim.