Falje tarifës së hapësirës publike për bizneset në Tiranë, Veliaj: Do mbështesim bizneset që u prekën nga pandemia

Biznesi i vogël, kryesisht baret, lokalet dhe restorantet, do të përfitojnë nga falja e tarifës së hapësirës publike nga Bashkia e Tiranës. E njëjta nismë është ndërmarrë nga bashkia edhe në prill 2020, si një masë për të ndihmuar biznesin për shkak të pandemisë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se vendimi do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve, për shkak se aktualisht nuk e lejon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Duam ta përsërisim edhe këtë vit amnistinë për tarifat vendore. Nëse hotelet nuk kanë pasur punë, çfarë tarife do paguajë? Nëse ti e mbyll lokalin në orën 20:00, pse duhet të paguash taksë për hapësirën publike?”, u shpreh Veliaj. “Do hyjë në fuqi pas zgjedhjeve, duke qenë se jemi në periudhë zgjedhore dhe KQZ-ja e ka ndaluar që të marrim masa të tilla”, theksoi Veliaj.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku shtoi se sakrifica që po bën Bashkia e Tiranës është për t’i ardhur sadopak në ndihmë biznesit, që ka humbur gjatë gjithë kohës së pandemisë.

Nga ana tjetër ai ironizoi edhe vendimin e KQZ-së për ta gjobitur, gjobë e cila u hoq më pas si e paligjshme. “Ju e dini, unë edhe gjobitem kur bëj më shumë punë seç duhet! Nuk e di pse nuk ka gjoba për ata që flenë gjumë, ose për ata që ikin nga puna? Nuk ka gjoba për ata që çohen në orën 11:00, por për ata që punojnë më shumë seç duhet ka,” ironizoi Veliaj.

Check Also

Rama sulmon Metën pas SMS-ve të Gonxhes me biznesmenin: Harrove të publikosh videon ku del vëllai i Monikës

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, nga një takim me banorët e njësisë …

Basha me përfaqësues të trajnimit profesional të Gjermanisë: Nga 1 shtatori do mundësojmë 5 gjuhë të huaja online pa pagesë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim online këtë paradite, me përfaqësues …

Zgjedhjet e 25 prillit/ Arian Çani: Rotacioni është pothuajse gati

Lidhur me qëndrimet e sotme të presidentit Meta, i cili është shmangur pyetjes nëse do …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *