Dekretimi i tre anëtarëve të KLGJ-së, reagon ambasada Amerikane

Ambasada Amerikan, Juri Kim ka reaguar me anë të një statsi në Twitter duke përshëndetur dekretimin e 3 kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ne mirëpresim emërimet nga presidenti Ilir Meta të 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir META, pasi shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, të administruara në datën 5.03.2020, si dhe

Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 110, datë 27.02.2020v “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Sokol Sadushaj”;

Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 111, datë 27.02.2020v “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ervin Pupe”; dhe

Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 112, datë 27.02.2020v “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda”;

Si dhe pasi siguroi një informacion shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot në datë 11.03.2020, brenda afatit që përcakton neni 136 i Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka vendosur;

– Dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidaturave të propozuara të:

Zotit Sokol Sadushaj;v
Zotit Ervin Pupe;v
Zotit Ilir Panda.v

Presidenti i Republikës, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm.

Check Also

Marku nuk kursen kritikat për Kuvendin Kombëtar: Teatër absurd. PD në pikën më kritike, duhet strategji e re

Me tone të ashpra dhe kritike deputeti i zgjedhur demokrat Mark Marku i është drejtuar …

KAS hap hetim administrativ për deputeten e PS, publikohet arsyeja

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën ankimore ndaj kandidates për deputete të PS …

PD shpall listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillin Kombëtar. Janë 300 anëtarët …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *