Çfarë pritet të ndodhë në hënën në Bruksel, zbardhen detaje nga Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë

Ditën e hënë, më 17 shkurt, do të zhvillohet në Bruksel Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019, ku humbën jetën 51 persona, ndërsa u shkatërruan qindra ndërtesa, duke lënë pas një dëm të përllogaritur në rreth 1 miliard euro.

Sipas mediave informative, Konferenca do të hapet nga Presidentja e Komisionit të Evropës, Ursula Von der Leyen, së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, në orën 14:30.

Më pas, do të ketë një prezantim nga komisioneri për Menaxhimin e Krizave në BE, Janez Lenarčič, për reagimin fillestar të emergjencës dhe për vlerësimin e nevojave pas tërmetit.

Ndërkohë, në orën 16:30 do të nisë seanca e donatorëve, e cila do të hapet dhe do të mbyllet nga komisioneri Olivér Várhelyi. Ndërsa në orën 18:45, pritet të ketë një konferencë nga Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama.

Check Also

Rama: Reformat duhet t’i bëjmë për brezin e ardhshëm jo sespe i kërkon Brukseli

Kryeministri Rama ka thënë sot se vendi do vijojë në rrugën e reformave, të cilat …

Shqipëria mund të ndahet nga RMV për negociatat, konfirmon Komisioneri Varhelyi

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut deri tani janë trajtuar bashkë në rrugën e integrimit në …

Shkarkimi i Metës, mblidhet sërish sot në orën 11:00 Komisioni i Ligjeve

Presidenti Ilir Meta është thirrur sërish sot nga Komisioni i Ligjeve për të dhënë shpjegimet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *