Basha paraqet në publik propozimet e PD-së për reformën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha propozoi sot zyrtarisht krijimin e një qeverie kujdestare, me përfaqësues të opozitës dhe shumicës qeverisëse 100 përpara zgjedhjeve: “100 ditë para zgjedhjeve, Shqipëria njësoj si Maqedonia e Veriut të ketë qeveri kujdestare që të merret me menaxhimin e zgjedhjeve“, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një video të publikuar në Facebook.

Propozimet e tjera të PD-së për reformën zgjedhore përfshijnë masa kundër shitblerjessë votës, ndarjen e Kuvendit në dy dhoma, rregullimin e financimit të fushatave zgjehdore dhe të partive politike, votimin dhe numërimin elektronik:

1—Financimi i partive politike dhe i fushatave të behët nga buxheti i shtetit. Në ketë mënyrë njerëzit do të kenë kontrollin dhe pushtetin. Çdo person që financon të përjashtohet nga tenderat e qeverisë.

2 —Tolerancë zero në ato që përfshihen në shit-blerjen e votës. Shpërblim për ato që raportojnë shit-blerjen e votës. Burg për ato që prekin votën.

3—Votim dhe numërim elektronik. Auditim të listës së zgjedhësve.

4—Kuvendi duhet të ketë dy dhoma. Senat me 40 anëtar, të cilët zgjidhen njëherësh me 140 deputete e parlamentit.

5 — Kontroll i figurës së kandidatëve për deputetë nga një organizëm i pavarur.

Check Also

Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i …

Dënimi me 2 vite burg i Llallës, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia kundër zyrtarëve të korruptuar

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme …

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *