Arrestimi i Çilit, opozita: Kush është zyrtari i lartë i drejtësisë?

Opozita ka kërkuar transparencë sa i përket aksionit më të fundit të policisë ku në pranga ra dhe botuesi i njohur i medias shqiptare, Henri Çili. Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata kërkoi që policia dhe organet e prokurorisë të informojnë opinionin publik se kush është emri i personit që identifikohet si drejtues i organeve të larta të drejtësisë, me të cilin pretendohet se Çili ka biseduar për lirimin e dy të akuzuarve Aliko të Lazaratit .

“Përse u kryen ndalimet për se drejtuesi i lartë i organit të drejtësisë të kryente takimin e radhës në mars siç thuhet në dosje? Aktualisht në sistemin e drejtësisë janë 2 persona që kanë lidhje me Gjykatën e Lartë, ku do të shqyrtohet dosja për të cilën prokuroria pretendon se ka patur ndikim të paligjshëm.

Ardian Dvorani është i vetmi anëtar funksional i Gjykatës së Lartë, kreu i KED-së dhe Sokol Sadushi, kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i të cilit pritet të ndodhë ne muajin Mars. Sot është koha që prokuroria të zbulojë identitetin e funksionarit të lartë të drejtësisë”, theksoi Gjata në konferencën për shtyp.

Për aksionin më të fundit të policisë reagoi edhe numri dy i LSI-së, Petrit Vasili, i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan se “horrat e qeverisë nuk arrestohen, ndërsa Henri Çili po”. “Kur Edi Rama, Gjiknuri e deputetët e dalin sheshit në përgjimet e prokurorisë që kryejnë krimin e blerjes votave me furgonë të mbushur me horra nuk arrestohen.

Kur Etilda Gjonaj bashkë me bandën e ministrisë se Drejtësisë falsifikojnë e mashtrojnë për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese, duke konsumuar vepra penale pa fund nuk arrestohen. Kur del nga përgjimet e prokurorisë Vangjush Dako që bëhet njësh me kriminelë nuk arrestohet.

Kur del sheshit korrupsioni i ministrave tek Unaza e re që shkon deri në Amerike nuk arrestohen. Kur falsifikon e mashtron Dvorani për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese nuk arrestohet. Arrestohet Henri Çili se nuk duhet të arrestohen kurrsesi këta. Në 2 mars të gjithë në bulevard për drejtësinë e barabartë për të gjithë”, shkruan Vasili.

Check Also

Deputeti socialist humbet njeriun e shtrenjtë: Oh nëna ime….

Ditë zie në familjen e deputetit socialist Besnik Baraj. Përmes një postimi në Facebook, si …

Rama: Korrupsioni, problem. Ata me 40 mijë lekë s’do paguajnë taksë pas…2022

Në një bashkëbisedim të gjatë me qytetarët e Beratit, kryeministri Edi Rama tha se brenda …

Edi Rama “prezanton” Nasip Naçon në Berat: Duhet bashkim forcash në kohë sfidash

Kryeministri Edi Rama vijoi turin e bashkëbisedimeve me qytetarët në qytetin e Beratit. Në nisje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *