Ambasada e SHBA: Koha për veprime të qeta të publikut dhe të shpejta të udhëheqësve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë me një deklaratë zyrtare ku apelon qeverinë shqiptare për “veprime të shpejta dhe të përgjegjshme” nga udhëheqësit për sa i përket masave kundër shpërndarjes së koronavirusit.

“COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

SHBA garanton se do të vijojë të mbështesë “përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurtë, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur”.

Check Also

Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg për t’i “rregulluar imazhin drejtësisë”(!)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e …

Rama: Jemi në kushtet kur nga ora në orë, mund të shohim lidershipin e Ukrainës të vrarë ose të marrë peng

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur konferencë për shtyp për situatën në Ukrainë. Rama: Kemi parasysh …

SHBA, Shqipëria paraqesin në Këshillin e Sigurimit projekt-rezolutë që dënon Rusinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë të premten mbi një projekt-rezolutë që dënon …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *