Uashingtoni po shkakton një krizë të re në Ballkan

Nga Janusz Bugajski

Ndërsa pandemia e koronavirusit po kthehet në një shqetësim kryesor për Uashingtonin, administrata Trump është duke shkaktuar, pa dashje, një konflikt të ri në Ballkan. Në një përpjekje të nxituar për të gjetur një zgjidhje midis Serbisë dhe Kosovës, që më pas do të mundësonte që forcat amerikane të largoheshin nga rajoni, Shtëpia e Bardhë mund të përfundojë duke nxitur rivalitete të reja në Ballkan.

Kosova është në mes të një krize politike pasi qeveria e koalicionit u rrëzua më 25 mars, për shkak të mosmarrëveshjeve mes aleatëve për masat ndaj pandemisë. Por përplasjen e vërtetë e ka nxitur Presidentin Hashim Thaçi, i cili dyshohet se ka diskutuar për ndarjen e Kosovës me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic, në tentativë për të lënë në hije kryeministrin Albin Kurti, i cili kundërshton me këmbëngulje çdo ide për ndryshim të kufirit. Uashingtoni, me sa duket, ka qenë në anën e Thaçit me shpresën se ai mund të zgjidhë shpejt mosmarrëveshjen Serbi-Kosovë.

Thelbi i këtij ngërçi në Ballkan është refuzimi i Beogradit për ta njohur Kosovën si një shtet të pavarur. Kjo paralizë mes dy vendeve pengon ambiciet e Serbisë për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe ngrin hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Në vend që të bien dakord për hapat e zbatueshëm drejt njohjes dypalëshe, Thaçi dhe Vuçiç duket se besojnë se një shkëmbim territori do të jetë si një shkop magjik që do të normalizojë marrëdhëniet.

Rënia e qeverisë Kurti dhe trazirat politike që vazhdojnë, japin një mundësi për Thaçin të anashkalojë qeverinë dhe parlamentin në arritjen e marrëveshjeve me Beogradin. Thashethemet e vazhduara në Prishtinë për faktin se ideja e shkëmbimit të territoreve  mbështetet nga SHBA-të madje kanë detyruar Departamentin e Shtetit të lëshojë një deklaratë ku mohon se ekziston ndonjë plan i fshehtë. Por formulimi i deklaratës nuk i qetesoi ata që kanë frikë se mos Thaçi dhe Vuçiç po negociojnë me bekimin e Uashingtonit.

Nëse një shkëmbim tokash konsiderohet nga disa zyrtarë si një marrëveshje kaq e madhe, atëherë dikush mund të pyesë veten se pse është diskutuar në fshehtësi? Nëse Uashingtoni mbështet ndryshimet territoriale, duhet të jetë e qartë se si do të ndodhë dhe duhet të ketë  një legjitimitet të plotë demokratik. Një shkëmbim i besueshëm i tokës do të kërkonte disa parakushte: Serbia dhe Kosova njohin njëra-tjetrën si vende të pavarura; duhet miratimi popullor përmes një votimi parlamentar ose një referendum publik; nevojitetn ndryshime kushtetuese; dhe ndihmë për qytetarët e prekur nga shkëmbimet e tokës gjatë zhvendosjes së tyre vullnetare.

Pa një paketë të tillë gjithëpërfshirëse, do të shfaqen tre kërcënime të menjëhershme: vendore, rajonale dhe ndërkombëtare. Ndryshimet gjysmake të kufirit ka të ngjarë të krijojnë edhe më shumë konflikte të brendshme si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë. Pambështetje popullore  dhe miratimin parlamentar, marrëveshjet e bëra me dyer së mbyllura nuk do të pranohen gjerësisht dhe mund të përshpejtojnë ndjenjat e zemërimit.

Në Kosovë kjo do të intensifikojë konfliktet politike veçanërisht nëse vendi nuk përfiton nga anëtarësimi në Kombet e Bashkuara si rezultat i marrëveshjes. Dhe në Serbi, humbja e ndonjë territori tjetër mund të ndezë nacionalizmin nëse marrëveshja nuk arrin kulmin me hyrjen në BE. Mosmarrëveshje të tilla ka më shumë të ngjarë të kthehen në të dhunshme gjatë kohërave të përçarjes ekonomike, frikës dhe pasigurisë që pandemia ka shpalosur.

Në rajon, ndryshimet kufitare të miratuara nga SHBA-ja do të inkurajonin separatistët dhe irredentistët t’i interpretojnë ata si legjitimim të homogjenizimit kombëtar. Me parimin e multi-etnicitetit të shprehur qartë, kërkesat për mono-etni do të përshkallëzohen dhe potencialisht do të përhapen në disa vende. Institucionet perëndimore dhe forcat e NATO-s mund të gjenden të papërgatitur për valën e paqëndrueshmërisë që mund të përfshijë rajonin. Thirrjet që disa qindra trupa amerikane të tërhiqen nga misioni jetik i NATO-s në Kosovë vetëm do t’i hidhnin benzinë zjarrit.

Rishikimet territoriale në Kosovë mund të krijojnë mbështetje për bashkimin me Shqipërinë. Një moment i tillë mund të përhapet në Maqedoninë e Veriut, ku të paktën një e katërta e popullsisë është shqiptare. Kërcënimet për integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut do të intensifikonin etno-nacionalizmin dhe potencialisht mund të çonin Bullgarinë dhe Shqipërinë në një konflikt për zgjerim. Pjesa serbe në Bosnjë-Hercegovinë mund të kërkojë aplikimin e precedentit të Kosovës dhe të kërkojë ndarje nga Bosnja, dhe e njëjta gjë mund të ndodhë me popullatën kroate në Hercegovinën perëndimore dhe popullsinë boshnjake në rajonin e Sanxhakut të Serbisë.

Ndërkombëtarisht, perspektiva e shkëmbimeve të tokës shton një dimension tjetër në planet e Moskës për të përçarë Ballkanin Perëndimor dhe vendos precedentë të gatshëm për tu përdorur nga të tjerë. Zyrtarët rusë njëkohësisht mund të ofrojnë zgjidhje rajonale dhe të injektojnë veten si ndërmjetës.

Mbështetja e Kremlinit për shkëmbimet e territore në Ballkan gjithashtu përcakton precedentë të vlefshëm, veçanërisht për ndarjen e Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe shteteve të tjera të synuara. Ndryshimet e forcuara të kufirit të Moskës mund të përshkruhen si lëvizje të ligjshme që pasqyrojnë mbështetjen perëndimore për homogjenizimin etnik në Ballkan.

Ndaj në vend që të kundërshtonte Moskën në planin e saj për destabilizimin e Ballkanit, SBBA-të mbështesin ndryshimet e kufijve që mund të jetë një dhuratë për Presidentin Putin.


Botuar më parë tek The Hill.com

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *