Projekti zviceran Bashki të Forta në kohën e CoVid-19 forcon centralizimin me prefektët!

Është i dyshimtë fakti që projekti zviceran Bashki të Forta, i cili përdor fondet e qytetarëve zviceranë prej disa vitesh nuk jep ndonjë rezultat në decentralizim, por përkundrazi po promovon modelin e centralizimit.

Pa ndonjë strategji konkrete, por me një pragmatizëm që ka përfshirë institucionet në dhënie fondesh që më pas kanë dështuar nga qasja e strategjisë për forcimin e rajoneve ka rezultuar me humbje financash qoftë nga ana e zviceranëve qoftë nga ana e qeverisë.

Shembulli më i fortë është dështimi dramatik i 4 agjencive rajonale, i cili u trumbetua me bujë të madhe si risi. Organizuar me buxhete, stafe, logjistikë por pa asnjë logjikë funksionimi me qeverisjen vendore shënoi humbje të kota kohe dhe financash dhe sot kanë përfunduar në sqetullën Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

E përtej të gjithave sot në kohën e CoVid-19 kur gjithë vëmendja është përqendruar në menaxhimin e situatës, Projekti zviceran Bashki të Forta po përpiqet online të realizojë një projekt dinak që centralizon qeverisjen vendore duke forcuar rolin e prefektit.

Shembulli i Shkodrës tregoi se nuk funksionoi çështja se nuk kishim prefektët të fortë, (ish ushtarakët në pension të ministrit) por sepse institucionet varen shumë nga individët në Shqipëri. Mjaftoi i deleguari qeverisë që të merrte në dorë situatën kur prefekti dhe prefektura nuk mundën dot për shkak se territori është pjesë interesash dhe logjikë e traditës si dhe prefekti nuk ka një lidhje politike në territor dhe nuk gëzon besimin me votë.

A është dëshirë dhe ambicie e një individi me rol qeveritar dhe e disa ish-ushtarakëve që sot janë prefektë për të forcuar me ligj një institucion që vetëm pak vite më parë u forcua gjithashtu me ligj.

Projekti zviceran duhet të bëjë transparencë për fondet për rrugën ku po e çon qeverisjen vendore në Shqipëri.

Ndërsa oreksi i individëve të caktuar në qeverisje qendrore që i ushqen lojëra të tilla që i paguajnë qytetarët tanë duhet të bazohet te kushtetuta dhe ligji i qeverisjes vendore.

Përtej kësaj gjithçka ka vetëm një emër: abuzim.

SPAK duhet ta ndjek çfarë është bërë me fondet e rajoneve vitet e fundit në Shqipëri dhe çfarë po ndodh në kohën e Covid-19!/Shqip

Check Also

Covid-19: 18 të vdekur dhe 645 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 18 pacientë të prekur nga Covid-19, duke …

“Rasti Beccheti s’është surprizë, interesante pse Austria u përcaktua për konfiskim”

Konfiskimi i aseteve shqiptare në Austri për llogari të investitorit italian Francesco Becchetit nuk është …

Dëmet e tërmetit u vlerësuan nga punonjës të ‘pakualifikuar’, një raport i KLSH ngre dyshime mbi kapacitetet profesionale të Institutit të Ndërtimit

Nga Geri Emiri   Pasditen e 3 tetorit, forcat e ushtrisë së repartit të xhenios …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *