Televizioni Top Channel, i cili pretendon se është më i madhi në vend në vijim të lëpirjeve që bën ndaj qeverisë “Rama” dhe sidomos në kuadër të gjobave që vë ndaj bizneseve sot ka arritur kulmin e absurditetit kur ka marrë në mbrojtje të pandehurin Henri Çili.
Gazetarja Eni Vasili e ka ftuar në studio Henrin Çilin duke ia paraqitur publikut si një viktimë të drejtësisë.
Në një vend normal një intervistë e tillë do të shkaktonte irritim dhe reagim të madh të shoqërisë, por në vendin tonë çudia më e madhe zgjat 3 ditë.
Intervista nga ana gazetareske ka disa probleme.
E para, Henri Çili është i pandehur dhe si i tillë duhet të flas në organet e drejtësisë sepse cenon sekretin hetimor në rastin e tij dhe mbi të gjitha intimidon gjyqtarët me daljet publike.
E dyta, televizioni Top Channel për të qenë i ndershëm në studio duhet të kishte dhe palën e dëmtuar në këtë histori. Duhej të dëgjohej familja e dëshmorit Ibrahim Basha i vrarë nga Alikot në Gjirokastër.
E treta, Eni Vasili është një e punësuar te Çili dhe si e tillë s’ka moral të zhvillojë një intervistë me një punëdhënës.
E thamë dhe më lart që Shqipëria është vend absurdesh dhe se u shtua dhe një më tepër nuk u bë nami…:)