Nasipi, Lefteri me shokë; u larguan si të penduar nga “Floriri” apo si të dëbuar?!

Braktisja e Ilir Metës nga ministrat e tij nuk është një fenomen i ri në politikën shqiptare. Kush punon me “Floririn” në relacion biznesi, përjeton një marrëdhënie stresuese.

I ndjeri Dritan Prifti, që ka qenë njeriu më i afërt i tij që në vitin 2000, është prova tashmë e qartë sesi kthehen në viktima bashkëpunëtorët e Ilir Metës. Madje “viktima ekselente”.

Megjithatë, largimi i bujshëm i shpallur sot nga Nasip Naço, ai i Lefter Kokës pak më parë, apo edhe i Elez Gjozës së njësisë 2 në Tiranë, nuk se i bën nder këtyre të fundit.

Si Nasipi, Lefteri, por edhe Elezi, e ndoshta edhe krushku i Nasipit; Edmond Haxhinasto, nuk janë thjesht disa politikanë që ikën nga Ilir Meta, por kanë qenë njerëzit më të afërt e tij në qeverisje. Që kanë ndarë me Metën, në radhë të parë pushtetin, në radhë të dytë tarafin, e në radhë të tretë pjesën e nëntokës që pushteti të jep.

Ikja e tyre nga LSI nuk është bërë për çështje parimore, pasi të gjithë këto janë njerëz të aferave dhe pjesëmarrës në aparatin tarafo-korruptiv të kapobandës Meta.

Ata janë larguar se: ose nuk duan të mbyten bashkë me anijen e drejtuar nga Iliri, ose ky i fundit i ka bërë hasha, ose që është pak e mundur kanë vendosur që të jenë në fund luajalë dhe të marrin përsipër e të tregojnë të gjithë të pabërat e shefit të tyre dhe në këtë rast përfitojnë edhe nga amnistia e “të penduarit”.

Nasip Naço, u zgjodh nga Ilir Meta, që ta zëvendësonte këtë të fundit në Skrapar, pasi kreu i LSi-së vendosi për herë të parë të largohej nga zona e tij elektorale, për të marrë vota në Tiranë, në vitin 2009. Viti më i vështirë i LSI-së, ku mezi arriti të marrë 4 deputetë.

Pasi hyri në koalicion me Sali Berishën dhe shkaktoi çarjen më të madhe në LSI, Nasip Naço u bë një bashkëfajtor i Ilir Metës, pikërisht kur ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës, si pasojë e video përgjimit Meta-Prifti që shkaktoi edhe tragjedinë e 21 janarit.

Naço ishte pasardhësi i Ilir Metës në ministri duke vijuar aferat e shefit të tij. Më pas në qeverisjen me Edi Ramën u bë ministër i Drejtësisë, ku privatizoi përmbarimin dhe vijoi aferat në burgje që çuan prapa hekurave zyrtarë të lartë të emëruar nga LSI. Duhet thënë që Naço nuk ishte aq kundërshtar për reformën në Drejtësi sa ç’ishte pasardhësi i tij Ylli Manjani. Prandaj dhe u hoq nga posti. E kjo është një nga pikat që i japin një mundësi “reflektimi” ministrave të larguar nga Meta siç është Nasipi apo Lefter Koka. Ata janë të përfshirë në aferat e Ilir Metës. E vetmja gjë që mund t’i amnistojë ata është të rrëfehen në mënyrë të plotë mbi atë që kanë parë e bërë, qoftë politikisht qoftë edhe para një prokurori të SPAK.

Ndryshe, ikja e tyre i rëndon më shumë dhe amniston Ilir Metën, i cili në ktë rast del si “pastruesi” i partisë nga të korruptuarit…

Check Also

Gjobë qesharake për shkeljen e Kodit Zgjedhor

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi hetoi, gjeti fajtor dhe dënoi me gjobë në masën …

Vaksina, a e la BE Ballkanin në mëshirë të fatit?

“Secili për veten, zoti për të gjithë”. Kjo është sipas kryeministri Edi Rama qasja e …

Rama i pakënaqur me sjelljen e BE-së për vaksinat, Soreca: Të habitur nga deklarata e Kryeministrit

Ambasadori i Bashkimit Evorpian në Shqipëri, Luigi Soreca gjatë një interviste për Zërin e Amerikës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *