Gazeta “Liberale” e cila ka për botues Henri Çilin e arrestuar dje për një sërë akuzash e ka hapur ballinën e saj në mbrojtje të botuesit.
“Gazetari në qeli, Gjushi në parti”, është kryeartikulli i Gazetës Liberale sot.
Ata sulmojnë Ramën se ka falur Vangjush Dakon dhe ka arrestuar një gazetar.
Gazeta është munduar të anashkalojë akuzat për Çilin duke përdorur strategjinë mbrohu duke sulmuar.
Në përgjithësi të gjitha gazetat ditën e sotme janë hapur me këtë temë, ku pjesa më e madhe janë munduar të jenë neutrale.
Gazeta më e ashpër është treguar DITA e cila njihet për linjën e saj të fortë.
Me një editorial pa emër ajo e cilëson Çilin si një njeri që po e shqyen sistemi që ai e ka ushqyer./AP