Koronavirusi, çfarë duhet të mësojë Shqipëria nga gabimet e Italisë

“No c’e piu tempo!” Me këto fjalë, Kryeministri italian Xhuzepe Konte njoftoi të hënën lëvizjen më radikale të çdo vendi që nga shpërthimi i koronavirusit në janar. Duke filluar nga e marta, e gjithë Italia, një vend me më shumë se 60 milion njerëz, është futur në karantinë.

Qeverisë italiane iu deshën më shumë se 19 ditë për të marrë këtë vendim. Nga zbulimi i “pacientit zero”, i identifikuar si Mattia, më 21 shkurt, deri në vendimin dramatik të mbrëmjes të së hënës, numri i të infektuarve në Itali ka arritur në  9,172  ndërsa numri i të vdekurve tani është 463.

A do të jenë veprimet drastike të Italisë një model për vendet e tjera të goditura nga Covid-19, përfshirë edhe Shqipërinë? Apo Italia është thjesht një viktimë e gabimeve të saj dhe vendimeve të shumë qytetarëve të saj për të mos zbatuar rregullat?

Kjo është një pyetje që kanë filluar ta shtrojnë të gjitha vendet e tjera europiane si Franca, Gjermania dhe Spanja ku numri i të prekurve ka filluar të rritet. Por çfarë gabimi bëri Italia fqinje në përmbajtjen e epidemisë dhe çfarë duhet të mësojë Shqipëria?

Të mësojme nga Italia, ç’duhet bërë për të “izoluar” koronavirusin
  • Mungesa e procedurave të shpejta për karantina në fillim të shpërthimit

Kjo është padyshim një njollë për administratën e Kontes dhe autoritetet lokale. Është e paqartë se si Mattia e mori virusin, por qeveria futi në karantine vetëm ata që vinin nga zonat e prekura në Kinë. Në të vertetë, vendi fqinj nuk mundi ta gjente kurrë se kush ishte “pacienti zero”, por ka të ngjarë të ketë qenë dikush që kohët e fundit ishte kthyer nga Kina dhe nuk ishte kapur.

  • Izolimi i zonave ose qyteteve të vogla

Bllokimi i parë, në ditën kur kur u konfirmua rasti i Mattias, u përqendrua vetëm në një komunë të vogël  dhe zonat përreth  në veri të vendit. Masat u morën për të shmangur përhapjen e panikut dhe goditjen e ekonomike në një nga zonat më produktive të vendit. Një veprim i kuptueshëm, por që rezultoi tejet gabuar. Qeveria duhet të kishte izoluar që në fillin të gjithë Veriun për të parandaluar përhapjen e koroanavirusit në të gjithë vendin dhe të kishte urdhëruar që në fillim qëndrimin e njerëzve  në shtëpitë e tyre.

  • Përshkallëzimi i papritur i masave çoi në panik

Duke kuptuar se virusi po përhapej, autoritetet italiane vendosën  të përforconin masat, duke mbyllur shkollat, baret, klubet e natës dhe vendet e tjera publike në gjashtë rajone në veri të vendit. Karnavalet e Venecias me famë botërore u anuluan, ashtu si dhe disa ndeshje futbolli me fluturim të lartë. Rezultati? Njerëzit e shqetësuar nxituan në supermarkete, duke rrëmbyer gjithçka që mund të gjenin, nga dizinfektuesit duarve deri tek makaronat.  Këto masa erdhën duke u përshkallëzuar dhe duke alarmuar gjithnjë e më shumë qytetarët. Por edhe të forta, këto masa u morën me vonëse dhe erdhën në një kohë kur epidemia nuk mund të përmbahej më. Ajo u përhap për shkak të lëvizjes së njerëzve në transportin publik, lëvizjes në punë, qarkullimit  në një qytet nga tjetrit apo mbledhjeve nëpër restorante. Deri tre ditë më parë, në Milano për shembull qyterarët qarkullonin normalisht nëpër restorante, apo qendra tregtare, duke cuar në përhapjen e mëtejshme të virusit. Sot, fakti që qytetarët nuk lejohen të dalin nga shtëpi, ka alarmuar qytetarët.

  • Mungesa e presionit mbi korporatat private për të punuar nga shtëpia

Të hënën, ndërsa filloi java e punës me shkollat e mbyllura, njerëzit dhe korporatat e ndryshme filluan të bëjnë zgjedhjet e tyre. Ndryshe nga javët e tjera, gjithnjë e më shumë kompani u kërkuan njerëzve të punonin nga shtëpia. Kjo ishte po ashtu një masë e vonuar, pasi shumica e qytetarëve, janë infektuar ose duke shkuar në punë, ose në vendin e punës. Qeveria e shtyu si masë për të mos dëmtuar bizneset, duke anashkaluar sigurinë e qytetarëve.

  • Thyerja e rregullave

Megjithë rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve, disa italianë menduan se “nuk do t’i gjente gjë”. Raportet e njerëzve që thyen rregullat, duke u përpjekur të largohen nga zonat e mbyllura ose thjesht duke injoruar këshillat e shëndetit publik të autoriteteve, kanë ardhur duke u shtuan. Nuk është rastësi që në deklaratën e tij të hënën natën, Conte premtoi gjoba të forta kundër atyre që shkelin rregullat.

Check Also

Siguracionet, ligjet nuk mbrojnë konsumatorin kur kompanitë falimentojnë

Tregu shqiptar i sigurimeve është zgjeruar ndër vite, si në rastet kur kërkoi vitin e …

Kakofonia e ekspertizave mban pezull të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës

Ardit Dulemata i ka ende të freskëta kujtimet e mëngjesit të 26 nëntorit 2019, gati …

Mësimi online, vendim i trishtë që duhet shpjeguar

Vendimi për të kthyer mësimin online na shqetëson pa masë. Megjithëse mund ta rrokje me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *