“Karantina që shpëtoi Ramën, Berishën dhe Vasilin”

Nga Irena Beqiraj

 

Diku kam lexuar që ngjarjet e këqija vijnë çift, e duhet të punosh në ditët e mira për të përballuar ditët e këqija. Pas tërmetit të 26 nëntorit, karantina për Covid-19 është ngjarja e dytë e keqe, goditje e fortë për ekonominë tonë anemike.

Ekonomi të mëdha si Franca, Anglia, Gjermania nuk e kanë zgjedhur akoma karantinën edhe pse kanë parashikuar një përhapje 60-70% në popullsitë e tyre edhe numri i të vdekurve në Francë sot është 77.

Kanë zgjedhur ekonominë në vend të karantinës edhe ky vendim është bazuar:

  1. Në besimin që kanë në gadishmërinë e sistemit të tyre shëndetësor (të ngritur çdo minutë në ditët e mira).

Në këtë kontest karantina e menjëhershme në Shqipëri tregoi vlerësimin që vetë autoritetet kanë mbi sistemin shëndetësor . Pë këtë sistem bën mirë të hesht edhe opozita, pasi tulla të rëndësishme i mungojnë këtij sistemi e duhet të ishin vendosur në ditët e mira kur ato drejtonin.

  1. Anglia, Franca, Gjermania kanë mundësi për të përballuar me buxhetet e tyre gjendje të jashtëzakonshme. Vetëm Gjermania ka vendosur 600 mld euro ndihmë për përballimin e situatës.

Buxheti ynë me aftësi të kufizuar nuk ka asnjë amortizator rezervë për të përballuar përhapjen e pandemive të tilla pa ndaluar jeta, ekonomia, lëvizja.

Kemi kënduar në ditë të mira si gjinkalla e Lafontenit gjatë verës, sot detyrohemi të jemi në karantinë….. pasi nuk kemi thuajse asgjë për të përballuar virusin.

Ekonomia do të jetë ndryshe pas këtij dimri ….

Politika monetare është tanimë jashtë loje.

Si një i sëmurë rëndë me koronavirus nuk jemi të sigurt që edhe intubimi me stimuj fiskalë, do ta ndihmojë të ringrihet ekonominë tonë.

Tani besoj e kuptoni hallin e Kryeministrit që del e flet për larjen e duarve, për marrjen e lejeve, sikur të ishte herë mjek i Infektivit e herë drejtues policie.

Nuk i ka mbetur shumë për të thënë për ekonominë pas kësaj karantine, të cilën e vendosi pasi nuk mund të guxonte të vinte në test sistemin e shëndetit publik.

Këtë e di ai, e di Berisha, e di Vasili.

Në emër të jetës, karantina u shpëtoi “fytyrën të treve” duke shkatërruar ekonominë e të gjithëve.

 

Check Also

Të pandehur që bëjnë adetin e patriotizmit

Prej dy ditësh përcillet në media ceremonia e rastit për festat e nëntorit. Në mënyrë …

Si e vrasim të vërtetën!

Nga Irena Beqiraj Jam rritur duke menduar se e vërteta me shumë gjasa del nga …

Mësimi online, vendim i trishtë që duhet shpjeguar

Vendimi për të kthyer mësimin online na shqetëson pa masë. Megjithëse mund ta rrokje me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *