Zgjerohet harta e të prekurve me COVID-19, 64 të infektuar, 2 raste të reja në Kavajë

Shkon në 64 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.

“Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informon mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar:
Jane 5 raste të reja me COVID-19:
– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri
– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

Tiranë 45 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 6 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 2 qytetar

Jane shënuar deri tani dy raste humbje jete

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar.
3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.
Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.
Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!
Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Check Also

Albin Kurti takim me kryeministrin Rama

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, është takuar mesditën e së mërkurës me …

Korea e Jugut nis hetimet për vdekjen e dy personave që u vaksinuan me AstraZeneca

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë nisur hetimet për vdekjen e dy personave, të cilët …

Vrasja e Klodian Rashës, mbyllet hetimi. Prokuroria merr të pandehur policin për “vrasje me dashje”

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, duke marrë të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *