Kryeministri Edi Rama duke folu ne nje konference shtypi me Ministrin e Jashtem Grek, Nikos Dendias, ku folen mbi ceshtjen e kufirit detar. /r/n/r/nPM Edi Rama speaks at a press conference with Greek Foreign Minister Nikos Dendias, to discuss the maritime border issue.

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi socialistët e qarkut Kukës vendosën në mënyrë surprizë t’i heqin titullin honorifik “qytetar nderi” botuesit dhe politikanit të Kosovës Veton Surroi me argumentin se “ka sharë UÇK-në”. Vendimi i tyre vjen në një kohë kur Partia Socialiste duket se ka vendosur të luftojë kreun e opozitës Lulzim Basha me supozimet se ai ka ndihmuar hetimin e krimeve të luftës të UÇK-së të kryera në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës kundër kundërshtarëve të vet politikë shqiptarë apo të tjerë.

Kreu i Këshillit të Qarkut Kukës Avdullah Domi deklaroi se vendimi për heqjen e titullit u mor pas debatesh me argumentin se “ajo çfarë po bën z. Surroi shkon në kundërshtim me vlerat universale dhe patriotike të zonës sonë dhe konkretisht Qarkut të Kukësit duke sulmuar luftën e drejtë të UÇK-së”.

Surroi gjatë kohëve të fundit ka kritikuar një fushatë mitizimi të luftës së UÇK-së, përfshirë një projektligj të propozuar këtë verë që synon të heqë nga diskursi publik çfarëdolloj diskutimi mbi luftën e UÇK-së.

Udhëheqësit kryesorë të UÇK-së gjenden aktualisht nën akuzë për krime lufte dhe presin gjykimin në Gjykatën Speciale me qendër në Hagë të Holandës. Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për krimet për të cilat akuzohen.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbajë një qëndrim patriotik duke sulmuar gjykatën speciale dhe duke shprehur besimin se udhëheqësit e akuzuar, përfshirë presidentin e dorëhequr Hashim Thaçi, janë të pafajshëm ndaj akuzave. Paralelisht me mbështetjen për udhëheqësit e UÇK-së, Rama ka aluduar se kryetari i PD-së Lulzim Basha se ka ndihmuar ndërkombëtarët në hetimin e UÇK-së gjatë viteve para se Basha të angazhohej në politikë më 2005.

Deputetët socialistë në Kuvendin e Shqipërisë kanë shprehur dëshirën për krijimin e një hetimi parlamentar, që sipas Taulant Ballës, synon të pastrojë UÇK-në dhe Shqipërinë nga akuzat për krime lufte. Por zelli i socialistëve të Kukësit për të vepruar kundër qëndrimeve të Surroit duket se ka qenë diçka më shumë se sa nismat parlamentare të Ballës.

Në një status në Tëitter, Rama e cilësoi vendimin e socialistëve kuksianë një “lajthitje kolektive”.

Rama është kritikuar shpesh për tendenca autoritariste dhe mostolerim të kritikëve brenda dhe jashtë partisë së vet ndërsa përpiqet herë pas here të argumentojë se kjo nuk është e vërtetë. Pak ditë më parë, pasi ish-futbollisti i kombëtares Andi Lila u ankua se një polic bashkiak socialist i Kavajës nuk e kishte lejuar të xhironte një intervistë në fushën e futbollit të Kavajës me argumentin se “i përket krahut tjetër politik”.

Lila, i cili është nga Kavaja dhe ka luajtur për klubin modest të futbollit të këtij qyteti para se të luante në 70 ndeshje të kombëtares, dukshëm është mbështetës i opozitës, por sjellja e policit bashkiak të Kavajës vuri Ramën në mbrojtje, duke deklaruar se sjellja e socialistëve kavajas “nuk ka lidhje me të”.

Check Also

Zyrtarizojnë koalicionin. Kurti për Kryeministër, Osmani Presidente

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani njoftuan arritjen e marrëveshjes së koalicionit, jo vetëm parazgjedhor. Kreu …

Loja e madhe e Erdoganit: Intrigat në Shqipëri e Ballkan

Nga Financial Times Ka kaluar një vit që kur shtetasi turk Harun Çelik u dërgua …

Studimi i ri / Nëse e keni kaluar Covid-19 mund të keni antitrupa për 5 muaj

Shumica e njerëzve që kanë pasur Covid-19 janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *