Zbulohet rrjeta kriminale e FOREX/ ‘Mafia italiane’ dhe BOSS-ët e tij shqiptarë qarkullojnë dhjetra MLN € çdo vit

Në artikujt tanë të fundit, JOQ Albania ka ndërmarrë denoncime serioze, faktike kundrejt aktivitetit kriminal të FOREX që ka lulëzuar në Shqipëri në mënyrë të kamufluar, duke e kthyer vendin tonë në një parajsë fiskale për të huajt që ushtrojnë këtë lloj biznesi.

Pak javë më parë, JOQ i kushtoi disa artikuj izraelitit Rafael Genish, i cili pavarësisht se zhvatjet e tij kundrejt shtetasve të huaj, kapin vlera të frikshme monetare në mbi 70.000€ në muaj, ai ia mbylli gojën SPAK me para të pisëta.

Por sipas hulumtimeve të fundit të redaksisë tonë, bazuar në denoncimet e pafundme të qytetarëve mbi zyrat e FOREX që kamuflohen si Call-Centera rezulton se në Shqipëri, ky aktivitet që i deprivon shtetit goxha të ardhura vjetore nëse punët do lidheshin ligjërisht, renditet me shkallë kriminaliteti…

Burime konfidenciale për JOQ, deklarojnë se në vend të parë të perandorisë së parave të pisëta të FOREX në Shqipëri qëndron shtetasi italian Alessandro Ungaro. Ky i fundit, thonë burime për JOQ, qarkullon dhjetëra milionë euro çdo vit dhe do të kthehej në numrin një si subjekt-hetimit nga organet ligjzbatuese për disa vepra penale nëse drejtësia do të kishte dijeni për aktivitetet e tij.

Ungaro është themelues i Smartcom në vitin 2013, në QKB i deklaruar si subjekt që ushtron aktivitetin e shërbimeve Call Center dhe telemarketing. Kështu Ungaro nisi krijimin e kompanive të tjera rrjetë me të njëjtin objekt veprimtarie, duke përmendur këtu kompaninë ‘Momus’ dy vite më pas me administrator Doris Kullojkën. Në vitin 2016, italiani themeloi kompaninë ‘AM Holding’, zotëruese e dy kompanive të para.

Në Shqipëri, italiani ia besoi kompanitë e tij të brokerimit të FOREX, shqiptarit Besmir Masha, i cili i dha besën dhe i administron ligjërisht dhe financiarisht aktivitetin kriminal të palicencuar nga shteti shqiptar.

HIJET E DYSHIMIT

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se me tre kompanitë e Ungaros, ka adresë të njëjtë të ushtrimit të aktivitetit edhe subjekti i quajtur ‘Finart’ i administruar nga Sokrat Mitre. Ky i fundit, është aksioner në kompaninë e quajtur ‘Kokoshka’ ku çuditërisht Alessandro Ungaro është administrator.

Në të njëjtën adresë me bizneset, i bashkohet grupit edhe subjekti ‘Downtown’ me objekt veprimtarie telemarketing me zotërues dhe administrator Arlind Tytynin. Ky i fundit rezulton të jetë pjesë e Këshillit të Administrimit të kompanisë Smartcom të Ungaros./JOQ

Check Also

ISHP këshillon vaksinim për linë e majmunit për personelin mjekësor dhe kontaktet e afërta

Këtë mëngjes është mbledhur Komiteti Kombëtar Teknik- Këshillues i Imunizimit në ISHP, për masat paraprake …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *