Zbulohet emri, ja kush do ta presë Ramën në vizitën e tij në Moskë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në kuadër të detyrës së tij si kryetar i OSBE-së, do të ketë një takim me rëndësi gjatë vizitës në Moskë me Ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergey Lavrov.

Agjencia ruse e lajmeve (TASS) informoi se tashmë agjenda është përcaktuar dhe se më 26 shkurt në kryeqytetin rus, kreu i shteti shqiptar do të zhvillojë një takim me një nga figurat më të rëndësishme të Rusisë, aktor kryesor në politikën e jashtme.

Lavrov konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të presidentit Vladimir Putin dhe një nga figurat që dallohet për qëndrimin e tij kundër pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, këtë vizitë Rama do ta kryejë si kryetar i OSBE-së, ndërsa në fokus të bisedimeve do të jetë kriza Rusi-Ukrainë.

Në fjalimin e tij përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, Rama e listoi Ukrainën si një prej prioriteteve të presidencës shqiptare të OSBE.

Kryeministri i fundit shqiptar që zhvilloi një vizitë zyrtare në Moskë duke u takuar me kryeministrin e kohës Viktor Çernomerdin, ishte Aleksandër Meksi, rreth një çerek shekulli më parë.

Marrëdhëniet Shqipëri Rusi aktualisht nuk janë shumë të mira dhe së fundmi ka pasur edhe akuza nga deputetë të shumicës për rrezikun e ndërhyrjes së Rusisë në politikën shqiptare.

Akuza të tilla janë hedhur poshtë nga ambasada ruse në Tiranë.

Check Also

Vlerësimi i “The Economist”: Bilanci real i pandemisë, 12 mijë viktima në Shqipëri

Bilanci i pandemisë në Shqipëri mund të jetë shumë herë më i lartë nga sa …

Escobar: Do të shpallim persona të tjerë “non grata” në rajon

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar u shpreh sot në …

Protesta e 8 janarit, Berisha thirret nesër në Prokurori, pasnesër Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti demokrat Flamur Noka do të thirren nesër në Prokurori, në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *