Yuri Kim mesazh për Berishën? “A jeni lodhur nga spin doctors? Gjykojeni vetë çfarë tha Escobar”

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” është shprehur për një sërë çështjesh.

Ai e ka nisur intervistën duke dënuar dhunën e përdorur gjatë protestës së 8 janarit zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa ka kaluar edhe te roli që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.

Rreth intervistës së tij ka reaguar dhe ambasadorja Yuri Kim.

“Jeni lodhur nga “spin doktorët”? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar. Ai gjithashtu diskutoi për integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj”, shkruan Kim.

Shprehja “spin doctor” në gjuhën angleze u referohet personave që tentojnë të bëjnë ‘lavazh truri’ duke interpretuar diçka në favor të interesave politike

Këta persona u japin një “kthesë” tjetër lajmeve.

Pas zhvillimeve të fundit në PD, protestës së iniciuar nga Berisha dhe “luftës” për të ardhur sërish në krye të PD, duket se me këtë reagim Kim përcjell një mesazh të koduar për Berishën.

 

Check Also

Zanafilla e inceneratorëve: Emergjenca mjedisore u shpall pa bazë ligjore

Në fillim të shkurtit 2014, pesë zëvendësministra të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama …

Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg për t’i “rregulluar imazhin drejtësisë”(!)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e …

Ballkani i Hapur? Rama: Do të presim e shohim reagimin e Serbisë

Shqipëria nuk ka pse të ndjehet e rrezikuar nga agresoni rus në Ukrainë, ndërsa vendi, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *