Virusi u importua në Shqipëri, Rama: Ruani qetësinë dhe kujdesuni për higjienën vetjake

Pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Qeverinë.

Si është bërë e ditur nga MSH, ISHP ka konfirmuar mesnatën e mbrëmshme dy raste me koronavirus. Bëhet fjalë për dy raste të importuar nga Firence. Një 28-vjeçar që ka ardhur nga Hani i Hotit, dhe me një kontakt të ngrushtë familjar ka rezultuar edhe një tjetër i prekur”, u shpreh Rama.

Qeveria ve në lëvizje masat e planifikuara pas shfaqjes së rastit të parë të koronavirusit, sipas protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këshilla themelore e OBSH dhe baza e të gjitha praktikave të ndjekura nga shtetet e tjera është: ruajtja e qetësisë, marrja e masave hap pas hapi dhe referimi sa më strikt në protokollin zyrtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si edhe në burimet zyrtare të informimit shëndetësor

Sistemi ynë shëndetësor dhe të gjitha strukturat e përfshira në planin e masave janë në gatishmëri për të përballur situatën hap pas hapi”, shprehet kryeministri.

Check Also

Komisioni i Jashtëm i PE miraton rezolutën për Shqipërinë

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka miratuar këtë të enjte raportin për progresin e …

Mjeku Tritan Kalo largohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Mjeku Tritan Kalo është larguar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe këtë e ka bërë …

Najada Çomo, kandidate e PS në zgjedhjet e 25 prillit

Kryeministri Edi Rama ka ftuar drejtoreshën e Spitalit infektiv, Najada Çomo, për t’u bërë kandidate …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *