Vdekjet nga Covid-19, Basha: Prokuroria të hetojë, mjekët asnjë përgjegjësi

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me disa mjekë dhe specialistë të shëndetësisë për situatën e pandemisë në vend.

Fillimisht, Basha sqaroi pozicionin e PD-së në raport me mjekët duke shprehur mbështetje maksimale për ta në këto kohë pandemie.

Mjekët kërkuan më së shumti testim në shkallë republike si dhe futjen në lojë të gjithë spitaleve rajonale, pasi Tirana e vetme nuk mundet ta përballojë.

Nga ana e tij, Basha tha se PD-ja ka kërkuar që testimet të jenë të paktën në nivelin minimal të OBSH, nënvizoi se mbingarkimi  i spitaleve rrit rrezikun e vdekjes së pacientëve si dhe kërkoi kanalizim të çdo shpenzimi buxhetor për shëndetësinë.

Sipas tij, vendimet për menaxhimin, nuk duhet të jenë të  mjekëve, por të politikanëve. Basha nënvizoi sërish se numri i vdekjeve po fshihet

Mjekja Nertila Gjonaj tha se ka pasur një rast me COVID, ndërroi jetë dhe shkaku i vdekjes u deklarua infarkt miokardi, dhe jo COVID. Ndersa mjeku David Bellalla tha se numri i të vdekurve të raportuar nuk përfshin ata që vdesin në shtëpi.

Nga ana e tij, Basha tha se mjekët, infermierët nuk kanë asnjë përgjegjësi në fshehjen sipas tij të viktimave.

“Qeveria po orvatet t’ua faturojë mjekëve përgjegjësinë. I kam bërë thirrje Prokurorisë të hetojë prej 6 ditësh.Vijimi i manipulimit, për të fshehur dështimin e qeverisë. Mjekët nuk kanë asnjë faj”, tha ai.

Check Also

Zyrtarizojnë koalicionin. Kurti për Kryeministër, Osmani Presidente

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani njoftuan arritjen e marrëveshjes së koalicionit, jo vetëm parazgjedhor. Kreu …

Loja e madhe e Erdoganit: Intrigat në Shqipëri e Ballkan

Nga Financial Times Ka kaluar një vit që kur shtetasi turk Harun Çelik u dërgua …

Studimi i ri / Nëse e keni kaluar Covid-19 mund të keni antitrupa për 5 muaj

Shumica e njerëzve që kanë pasur Covid-19 janë të mbrojtur nga riinfektimi për të paktën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *