Vaksina kineze, publikohet studimi në revistën e njohur amerikane

Pas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vijnë edhe studimet e para perëndimore të vaksinës kineze Sinopharm.

Një studim i kryer në Lindjen e Mesme nga vetë kompania kineze, por i botuar në revistën prestigjioze Journal of the American Medical Association në SHBA, tregon për një efektivitet 73% dhe 78% për dy produktet e saj.

Studimi ka përfshirë më shumëse 40 mijë persona në Bahrejn, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipt dhe Jordani, edhe pse të dhënat e studimit marrin parasysh vetëm rastet në Emiratet dhe në Bahrejn.

Gjithsesi, ekspertë të ndryshëm kanë vënë në dyshim disa të dhëna, duke shprehur shqetësim për faktin se 85% të pjesëmarrësve ishin meshkuj, dhe se studimet mbi rastet e rënda nuk ishin të detajuara.

Kritikët e studimit vejnë në dukje edhe faktin që në ishujt Sejshell, që u vaksinua pikërisht me vaksinën Sinopharm, rastet u shtuan. Vaksinat kineze Sinopharm janë të shpërndara pothuajse në shumë vende të botës, krahas me vaksinën tjetër kineze, Sinovac, që përdoret gjerësisht edhe në Shqipëri.

Check Also

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Dionis Biba, personazh i njohur i rrjeteve sociale, u kap brenda shtëpisë së barit, dënohet me 15 muaj në Angli

Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *