Ulet mosha e atyre që duhen vaksinuar, Brukseli miraton vaksinën e Pfizer për fëmijët 12-15 vjeç

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar vaksinën Covid-19 të kompanisë Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Të dhënat e reja tregojnë se vaksina është e sigurt për grupin më të ri, tha kreu i EMA-së për Strategjinë e Vaksinave, Marco Cavaleri, në një konferencë shtypi.

Vaksina do bëhet në të njëjtën mënyrë siç ka qenë deri më tani për personat e moshës 16 vjeç e lart, me dy doza që do kenë të paktën tre javë largësi nga njëra-tjetra.

Komiteti i EMA-s e bazoi vendimin e tij për të miratuar vaksinën në një provë klinike amerikane me rreth 2,000 fëmijë të moshës 12 deri në 15 vjeç.

Të dhënat e provave treguan se përgjigja imune në këtë grup moshë ishte ‘e ngjashme ose edhe më e mirë’ sesa ajo e të rriturve, tha Cavaleri.

Ai shtoi se vaksina ishte ‘toleruar mirë’ dhe efektet anësore ishin të ngjashme me ato që ishin dëshmuar tashmë te personat më të rritur. Megjithatë në SHBA ka nisur një hetim para pak ditësh pas disa shqetësimeve me zemrën që kishin disa adoleshentë që bënë vaksinën e Pfizer ose atë të Moderna.

Check Also

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Dionis Biba, personazh i njohur i rrjeteve sociale, u kap brenda shtëpisë së barit, dënohet me 15 muaj në Angli

Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *